E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindja, mbyt gruan me duar

TIRANE - Debati per t'u kthyer e per te jetuar ne vendin ku kishin kaluar pjesen me te madhe te jetes i ka marre jeten nje gruaje te moshuar ne Tirane. Krimi brenda familjes ka ndodhur ne oren 03:30 minuta, kur 78-vjecari Gani Sherri, ka mbytur me duar bashkeshorten Zenepe Sherri 69 vjece. Ngjarja e rende ka ndodhur ne vendin e quajtur Sharre, ne lagjen e Kombinatit. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se, kane vene ne pranga autorin e dyshuar te kesaj ngjarjeje. Uniformat blu thane se, kane marre nje telefonate ne oret e para te dites se djeshme per ate qe kishte ndodhur ne banesen e familjes Sherri, me origjine nga fshati Losnik i Pogradecit.

Qani Sherri 78-vjecar, gjate oreve te pasdites kishte filluar te grindej me bashkeshorten e tij Zenepen. Shkaku i grindjes sipas burimeve te Policise se Tiranes, pasi kjo e fundit ka kerkuar me kembengulje qe te largohej nga Tirana, per ne fshatin Losnik, te qytetit te Pogradecit. Ne kete fshat, familja kishte kaluar vitet me te shumta te jetes bashkeshortore. Por bashkeshorti ishte kunder largimit nga kryeqytetit. E gjate darkes, gjakrat mes dy bashkeshorteve jane qetesuar. Por jo tamam. Rreth ores 02:00 te mengjesit te dites se djeshme mes dy te moshuarve ka nisur serish grindja. Kjo gje ka ndodhur pasi, 69-vjecarja Zenepe Sherri, ishte duke bere gati valixhen me rroba. Ajo kishte marre vendimin qe te nisej ne drejtim te fshatit Losnik ne Pogradec.

E ne kete moment 78-vjecari Sherri, duke mos e duruar situaten e krijuar ka kryer krimin e rende. Ai eshte ngritur nga krevati dhe ka kapur per fyti bashkeshorten e tij. E ka shtrenguar prej fyti bashkeshorten e tij deri ne momentin kur e ka mbytur. Policia tha se, shkaku i vdekjes se gruas eshte asfiksia mekanike. Si rezultat i ketij veprimi, Zenepe Sherri ka gjetur vdekjen e menjehershme, duke i ngelur bashkeshortit ne duar.

Policia tha se, ne vendin e ngjarjes kane shkuar specialistet e seksionit te posacem kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit dhe grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e ngjarjes. Ndaj te moshuarit, eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje".

Nena vdiq vete, nuk e vrau babai

TIRANE - Pjesetaret e familjes Sherri, nuk kane pranuar dje per asnje moment se Gani Sherri, ka vrare bashkeshorten e tij. Nje nga djemte e familjes ka treguar se, nena e tij ka nderruar jete ne menyre natyrale dhe jo qe e ka vrare babai i tyre. Por ky version nuk eshte besuar nga policia, e cila ka bere arrestimin e 78-vjecarit, duke e akuzuar per vrasjen e Zenepe Sherrit. Nderkaq qe trupi i pajete i gruas 69-vjecare eshte derguar ne morg, ku do te nxirret dhe shkaku i vertete i vdekjes. Policia ka bere te ditur se, nga deshmite e marra nga familjaret eshte bere e ditur se, gruaja ka vdekur nga ataku i zemres e jo nga asfiksia, pasi 78-vjecari e ka shtrenguar ne fyt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›