PS: Qeveria, 270 milione USD dem shqiptareve
Partia Socialiste ka akuzuar qeverine e drejtuar nga Berisha se i ka shkaktuar shqiptareve mbi 270 milione dollare dem me buxhetin e vitit 2008. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nensekretari per programin ne kete parti, Ilir Beqja, i ka kerkuar kreut te ekzekutivit qe te mos vazhdoje te shperdoroje buxhetin. "Edhe pse pensionistet jane shtresa me e pambrojtur e shoqerise, qeveria nuk arriti te shpenzoje per pensionistet 8,2 milione USD nga programi i saj", publikoi te dhenat e realizimit te buxhetit 2008, Beqja. Sipas tij, edhe pse varferia vazhdon te jete nje nga shqetesimet kryesore te shqiptareve ne cdo anketim te pavarur, qeveria nuk arriti te shpenzoje nga programi i saj 3,4 milione USD per zbutur varferine e shqiptareve. Zyrtari socialist deklaroi se qeveria nuk arriti te shpenzoje nga programi i saj 7,8 milione USD per mbrojtur shendetin e shqiptareve dhe nuk arriti te shpenzoje 750 mije dollare nga programi i saj, i pageses se papunesise. "Ne total, jane 21 milione USD qe qeveria nuk arriti te shpenzoje nga programi i saj social i vitit 2008, ku i shtohen edhe 100 milione dollare te munguar nga te hyrat fiskale, 100 milione dollare me pak investime nga buxheti i miratuar qe ne dhjetor 2007, 50 milione dollare te identifikuar si shkelje dhe abuzime nga Kontrolli i Larte i Shtetit vetem ne 9 muajt e pare te vitit 2008", perfundoi Ilir Beqja.
D.Dedej
D.Dedej