PS: Qeveria, asnjë strategji punësimi
Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë shqiptare se ka dështuar në zbatimin e planit për të ulur papunësinë dhe pasojat e saj. Përfaqësuesi i selisë rozë, Ervin Bushati, në një komunikim me mediat tha se papunësia mbetet plaga kryesore e ekonomisë sonë dhe problemi madhor për çdo familje shqiptare ndaj është faji i Sali Berishës që politikat ekonomike të punësimit në Shqipëri kanë dështuar pa prodhuar asnjë rezultat konkret. "Është faji i Sali Berishës që politikat e punësimit nuk kanë arritur të ndryshojnë për asnjë çast perspektivën e errët për vende të reja pune, që çdo familje të ketë mundësi të sigurojë jetesën e saj të ndershme me punë", vijoi ai. Bushati, arsyetoi më tej se qeveria Berisha e ka tepër të lehtë të propagandojë mbi punësim të plotë në treg, por tepër të vështirë të paraqesë një politikë të saktë punësimi para të papunëve në vend. Madje, sipas tij, qeveria Berisha e ka tepër të lehtë të premtojë qindra mijëra vende pune në letër, por e ka të pamundur të krijojë një grusht vende pune me meritë të sajën. Bushati deklaroi se manipulimet me shifrat zyrtare të papunësisë nuk mund të fshehin realitetin.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, konsideroi se qeveria "Berisha" është e paaftë për të hapur vende pune, për shkak të mungesës së strategjisë, ndërsa vijon të ketë informalitet. Sipas Bushatit, po t‘i shtosh këtu edhe fenomenin e korrupsionit dhe probleme të tjera, ekonomia asfiksohet ndaj s‘ka mundësi që të hapen vende pune dhe të rritet papunësia. "Qeveria ‘Berisha‘ nuk ka aftësi për të hapur vende pune, sepse nuk ka një strategji të qartë për punësimin. Shkaktarë kryesorë të kësaj situate janë paaftësia qeverisëse dhe informaliteti mbytës në ekonominë shqiptare, që bashkë sjellin një shkallë mjaft të ulët punësimi. Është faji i Berishës që problemet serioze me pronën, korrupsionin dhe infrastrukturën asfiksojnë ekonominë shqiptare dhe mundësinë reale për të krijuar vende të reja pune", deklaroi Bushati. Ai bëri të ditur se PS denoncon premtimet boshe të qeverisë për qindra mijëra vende të reja pune, kur papunësia kërcënon çdo familje shqiptare që kërkon të ketë mundësinë e një vendi dinjitoz pune për të siguruar jetesën.
Ndërkohë që gjatë fushatës elektorale ka pasur shumë premtime nga partitë politike dhe liderët e tyre. Në muajin qershor Kryeministri Berisha premtoi punësimin e 80 mijë personave duke çuar në 160 mijë numrin e përgjithshëm. Ndërsa LSI premtoi punësimin e 100 mijë personave. Sa i përket selisë rozë, ajo u tregua e kursyer në artikulimin e shifrave, por nga ana tjetër propagandoi mjaft programin e saj, kryefjala e të cilit ishte punësimi dhe përmirësimi i ekonomisë shqiptare.
Dy ditë më parë, selia rozë denoncoi situatën e vështirë ekonomike dhe fiskale që po bëhet e papërballueshme për buxhetet e familjeve shqiptare, të cilat duhet të përgatiten të përballen edhe me rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike.