Ekzekutimi, rrihet dhe vritet në mes të Durrësit 25-vjeçari Balla

Durrës, 14 Nëntor, 12:50, NOA - Vritet një i ri në qytetin e Durrës. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë NOA, nga burime të policisë dhe sipas tyre është 25-vjeçari Sajmir Balla. Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar me katër plumba pistolete të llojit TT. Balla mësohet të ketë ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Durrësit, pasi ai ishte plagosur nga plumbat e armës. Por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në mes të qytetit të Durrës përpara pallatit të Kulturës. Sipas dëshmive të marra nga policia, i riu është goditur nga tre persona, ndërsa më pas është qëlluar për vdekje me armë.
a.a/NOA