PBDNJ: Kunder kodit zgjedhorë, greva taktikë e gabuar

Partia bashkimi për të drejtat e njeriut do të votojë kundër kodit të ri zgjedhor megjithëse e konsideron si një taktikë të gabuar grevën e urisë të 10 deputetëve të parlamentit shqiptar të ngujuar në sallën e seancave plenare për të njëjtën çështje. Kreytari i kësaj parti Vangjel Dule ndërsa siguroi për mbështje morale dhe njerzore, tha se dy forcat e mëdha politike do të duhej të kishin nisur negociatat me partitë e vogla përpara se problemi të përhkallëzohej në këtë masë. Sipas Dules, ky kod zgjedhor është një minë me sahat dhe paralajmëroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kontestohen. Më tej, z.Dule rënditi edhe një serë cështejsh të tjera të cilat sipas tij faktojnë dështimin e pamohueshëm të këtij kodi zgjedhor.10 deputetë të LSI-së, PDK-së, PS91 prej ditës së hënë janë ngujuar në greve urie për të kundërshtuar kodin e ri zgjedhor i cili u heq atyre komisionerët në qëndrat e numërimit të votave.