BIS Banca, për herë të parë një bankë italiane në Fier

Më shumë informacion rreth BIS Banca gjeni duke klikuar në spotin e saj tek agjencia e Lajmeve NOA
Fier, 14 nëntor 14:39 NOA - Për herë të parë një bankë italiane në Fier. BIS Banca, (Banka Italiane e Zhvillimit), e cila pritet të bëhet pjesë e grupit bankar Veneto Banka Hollding do të ofrojë shërbimet dhe produktet e saj bankare në këtë qytet.
BIS Banca, Banka Italiane e Zhvillimit do të përurojë këto ditë filialin e saj në qytetin e Fierit, për t’i shërbyer këtij qyteti dhe rrethinave të tij.
Është kjo hera e parë që një bankë italiane hap degën e saj në Fier duke e ditur potencialin dhe zhvillimin e biznesit me Italinë të këtij qyteti.
BIS Banca është e vetmja bankë 100 për qind italiane që operon në sistemin bankar shqiptar.
Së shpejti kjo bankë do të bëhet pjesë e Grupit Italian VENETO BANCA HOLDING, një nga 10 grupet më të fuqishëm në Itali, me afërsisht 400 filiale dhe 4000 punonjës i cili është prezent edhe në Kroaci, Moldavi, Rumani, Irlandë, Zvicër.
Ndërkohë aktiviteti i BIS Banca shtrihet në disa qytete kryesore të vendit si në Vlorë, Durrës dhe Shkodër si dhe disa filiale në Tiranë me produkte dhe shërbime mjaft cilësore për biznesin italian dhe shqiptar, emigrantët shqiptarë në Itali dhe individët.
Risia tjetër, Qyteti Studenti
Qyteti Studenti këtë vit akademik për të gjithë studentët, kompletohet më së miri me filialin e një banke.
BIS Banca, përuroi para disa javësh filialin e saj në Qytetin Studenti për t’i shërbyer të gjithë studentëve për kryerjen e pagesave të ndryshme.
Është kjo një tjetër risi për Qytetin Studenti ku këtë vit mund të themi se në sajë të investimeve që janë kryer nga Drejtoria e këtij qyteti është kthyer në një mjedis komod.
Shërbimet dhe produktet bankare të BIS Banca që u ofrohen studentëve janë mjaft të dobishme dhe të larmishme për jetesën e tyre në këtë qytezë rinore.
Misioni i ri
Banka Italiane e Zhvillimit, () ka përfunduar faza e start-up–it dhe ka nisur të operojë në treg.
BIS Banca parashikon me misionin e ri që për trevjeçarin 2008-2010 ta orientojë strategjinë tregtare nga sektori i sipërmarrjes së madhe/të mesme drejt sektorit të sipërmarrjeve të vogla dhe, në veçanti, drejt segmentit retail (individë dhe familje).
Por kjo, sipas zyrtarëve të bankës, sidoqoftë pa lënë pas dore asnjë mundësi të biznesit të madh. Realizimi i tij shtrihet në një rrugë të përcaktuar mirë, që lidhet me rritjen e produkteve dhe shërbimeve të ofruara, me zgjerimin e rrjetit të degëve dhe me nivelin e hyrjes së Bankës në territor.
“Internet Banking do të jetë operativ brenda një kohe të shkurtër dhe projekti për realizimin e kartave të debitit dhe kreditit full range dhe POS ka filluar tashmë dhe brenda vitit në vazhdim duhet të jenë gati për t’iu ofruar klientelës”, informon zyra e shtypit të BIS Banca, për agjencinë e lajmeve NOA.
Shërbimet
Aktualisht BIS Banca ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për zhvillimin e biznesit dhe interesit të mbarë shoqërisë (shihni dhe foton bashkëlidhur), si: Depozita me normat e interesit nga më të mirat në treg, Kredi dhe Financime me kushte konkurruese dhe procedura të shpejta, Transferta në kohë reale brenda dhe jashtë vendit, Kushte lehtësuese dhe produkte specifike për biznesin, Internet Banking, Bankomat, Karta Lokale BIS Banca, Garanci bankare, Letra Krediti, etj.
Shtrirja
BIS Banca evidenton faktin se deri më sot, rrjeti i agjencive të BIS Banka në territor përbëhet nga selia e Tiranës dhe tre agjenci të tjera në kryeqytet; nga të cilat një në zonën industriale. Tashmë janë tërësisht operative Degët e Durrësit dhe të Vlorës si dhe janë në proces dega e Fierit dhe e Shkodrës si dhe një tjetër degë në qytetin e Tiranës.
Ndërkohë, gjatë trevjeçarit 2008 - 2010, është planifikuar të zgjerohet më tej rrjeti me hapjen e një agjencie tjetër në Tiranë dhe agjencive në qendra të tjera urbane ndër më të rëndësishmet në vend si, në Elbasan, Lushnjë, Lezhë dhe Korçë.
Aksione të BIS u blenë nga Veneto Banca Holding
Ndër ngjarjet e rëndësishme të ndodhura pas mbylljes së vitit 2007 është blerja nga ana e grupit bankar italian Veneto Banca Holding të 75.22% të kapitalit të BIS Bankës. Perfeksionimi i këtij operacioni mësohet se do të realizohet gjatë vitit në vazhdim, pasi të merren autorizimet e nevojshme nga ana e Autoriteteve kompetente si shqiptare ashtu dhe italiane.
Me realizimin e këtij transaksioni BIS Banka do të jetë pjesë e një grupi bankar italian të rëndësishëm me prezencë të rëndësishme jashtë Italisë, veçanërisht në Ballkan dhe do të ketë në dispozicion burime të reja e të fuqishme që do të ndihmojnë në suksesin dhe zhvillimin e bankës.
Zhvillimet
Viti 2007 mund të cilësohet si një vit i suksesshëm për BIS Banca. Për këtë flasin treguesit financiarë të saj. Gjatë vitit 2007 u dyfishua volumi i depozitave ndërsa portofoli i kredisë u rrit me 160 për qind.
Po gjatë vitit 2007 BIS Banca zgjeroi rrjetin e degëve duke e çuar në pesë numrin e filialeve nga dy filiale që ishin në fillim të vitit.
Të dhëna rreth BIS Banca
BIS Banca, me seli qendrore, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, te Kullat Binjake, në Tiranë, u themelua në muajin shkurt të vitit 2005, pas blerjes së 100 për qind të aksioneve nga ish-Banka Dardania, duke qenë kështu banka e vetme me 100 për qind kapital italian në Shqipëri.
BIS Banca ka kapital në shumën 1.000.000.000 (një miliardë lekë të reja);
Filiale: BIS Banca numëron sot tetë filiale, me katër filiale në qytetin e Tiranës, me një filiali në qytetin e Vlorës, atë të Durrësit, të Fierit dhe të Shkodrës, (në proces);
Të dhëna rreth Grupit Bankar “Veneto Banca”
“Veneto Banca Holding”: MONTEBELLUNA (Treviso) – Itali;
Kapitali i Grupit Bankar “VENETO BANCA” është 1.5 miliardë euro, ka 420 filiale në Itali dhe në Evropë dhe 4100 punonjës. Ndërkohë, ka 45 zyra përfaqësimi në botë.
Kurse vendet ku ushtron aktivitetin bankar, janë Itali, Kroaci, Rumani, Moldavi.
Numri i aksionarëve është 25 mijë sipërmarrës kryesisht nga Rajoni i Veneto-s, me emra mjaft të njohur si: Geox, Zoppass, Benetton, Autogrill, San Benedetto, etj.;
k.e/NOA
Shkarko attachment >> 14bis_infoposter_502355982.jpg