Topi-Kolbou: "Zgjedhjet e lira, test i rendesishem"
Presidenti Bamir Topi tha dje se zgjedhjet parlamentare, duhet te zhvillohen te lira, te drejta dhe te pakontestueshme, ne menyre qe te kapercehet me sukses dhe ky eshte gur prove, per plotesimin e standardeve. Gjate nje takimi me nje delegacion te deputeteve te parlamentit Gjerman, kreu i shtetit theksoi edhe nje here rendesine e zhvillimit te zgjedhjeve te lira per Shqiperine. Gjate bisedes, ku merrte pjese dhe ambasadori gjerman ne Tirane, Benard Borhard, u permend dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO, si dhe reformat qe ka kryer vendi ne kuader te anetaresimit ne Bashkimin Evropian.