E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria, e paaftë për administrimin e pasojave të tërmetit

Partia socialiste ka akuzuar qeverinë se nuk ka ndihmuar banorët në Dibër shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Sipas deputetit të Matit, Qemal Minxhozi, nuk është dërguar as 10 për qind e çandrave që do të shërbenin për strehimin e banorëve.
"7 ditë pas rënies së tërmetit ende qeveria po tregohet e paaftë për të administruar këtë fatkeqësi natyrore" theksoi Minxhozi. Deputeti socialist tha ndër të tjera se banorët e dëmtuar kërkojnë bazë materiale për të rindërtuar shtëpitë e tyre, përpara 2 kg fasule, makarona apo oriz. Tërmeti i fortë që goditi disa zona të qarkut Dibër mesnatën e 6 shtatorit shkaktoi dëme materiale në disa fshtara, por jo viktima në njerëz. Më të dëmtuara nga ky tërmet rezultojnë komunat Gjoricë, epiqendra e tërmetit, Shupenzë, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›