Zgjedhjet, KQZ përcakton nesër ekspertët për auditimin e fondeve të partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të hënën projektvendimin për shpalljen e shortit mbi emërimin e ekspertëve kontabël të liçencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit.
Pas auditimit grupi i ekspertëve i paraqet KQZ-së një raport dhe më pas komisioni zgjedhor mund të bëjë verifikimin e të dhënave të raportit, që mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme, kqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport.
Për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit qeveria vuri në dispozicion të subjekteve zgjedhore një fond prej 65 milion lekësh. Sipas kodit zgjedhor 50 % e kësaj shume (32.5 milion lekë) u përfitua nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, ndërsa gjysma tjetër e këtij fondi iu nda partive politike që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin morën jo më pak se 2 vende në Kuvend. Në zgjedhjet e fundit konkuruan 34 parti politike, të grupuara në katër koalicione, dy të spektrit të djathtë dhe dy majtë, si dhe një subjekt i pavarur