E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria falimenton ekonomikisht universitetet

Sipas kryetares së Komisionit te Edukimit ne PS, Ledi Shamku, "vendimi i Ministrise se Arsimit për të financuar fakultetet mbi bazën e numrit të të rregjistruarve con në rrënimin financiar dhe mbylljen e qëndrave universitare". 

TIRANE-PS akuzoi sot qeverinë se me politikat e saj po mbyll universitet tradicionale. Sipas kryetares se Komisionit te Edukimit ne PS, Ledi Shamku vendimi i Ministrise se Arsimit per te financuar fakultetet mbi bazen e numrit të të rregjistruarve con ne rrenimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare.
”Shqiptarët nuk po i dëgjojnë më fanfarat e rrejshme të kësaj qeverie. Vendi sot drejtohet nga çeta Adhamudhësh që shërimin e kanë kuptuar si eliminim të të sëmurit”.
Shamku paralajmëroi se vendimi i Ministrise se Arsimit per te financuar fakultetet mbi bazen e numrit të të rregjistruarve po con universitetet në katastrofë.
“Kështu po veprohet edhe me fakultetet e qyteteve tona tradicionale, për të cilat Ministria e Arsimit sapo shpalli se do t'i financojë mbi bazë matematike, pra sipas numrit të të regjistruarve. Në fakt, ajo zyrtarizoi një praktikë që ka mbi tre vjet që e ushtron, e që po ka si efekt rrënimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare më të rëndësishme të vendit siç po ndodh me universitetet e Gjirokastrës, Elbasanit apo të Shkodrës”.

PS thekson se këto masa do të kenë dhe pasoja fatale. “Pasojat e këtij vendimi do të jenë mbipopullimi i skajmë i Tiranës dhe braktisja e qyteteve tona kryesore nga rinia. Të parat që largohen janë elitat, e më pas afërmendsh qytetet” , tha Shamku duke shtuar se përkundër masave të tanishme PS kur të vijë ne qeveri do të aplikojë një politikë më të përgjegjshme për ti dhënë vendit “figura dalëzotëse”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›