E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri, oxhakët dhe sobat e teknologjisë së fundit



Temperaturat e ulëta të dimrit sjellin dëshirën për të qëndruar në shtëpi duke shijuar ngrohtësinë e zjarrit të ndezur në oxhak, në shoqërinë e miqve ose të një libri interesant. Megjithatë, vetëm apo të shoqëruar, oxhaku bëhet qendra e shtëpisë, ku mirëqenia, komforti dhe mikritja manifestohen në mënyrën më origjinale. Kur flasim për mundësitë se si të ngrohim një ambient, duhet që fillimisht të jemi në dijeni se për çfarë ambjenti bëhet fjalë. Më e rëndësishme është të njohim sipërfaqen për të zgjedhur më pas sistemin që do të ishte i përshtatshëm dhe që do të na siguronte ngrohje konstante.
Me kalorifer: nxehtësia mblidhet në brendësi të strukturës për t’u shpërndarë më pas në ambjent. Kjo është një nxehtësi e shëndetshme pasi nuk ngrihen pluhura, e mban konstante lagështirën e ajrit dhe ngroh në thellësi trupin e njeriut. Në ajër nxehtësia shpërndahet nëpërmjet disa pajisjeve që prodhojnë ajër të ngrohtë, i cili shërben për temperaturën uniforme, duke mundësuar që nxehtësia të kalojë në ambjente të ndryshme.
Me ujë: bëhet fjalë për një sistem ideal, i cili është i përshtatshëm më tepër për sipërfaqet e mëdha deri në 120 metra katrorë. Shpërndarja e nxehtësisë qarkullon nëpërmjet impiantit hidraulik, i cili mundëson temperaturë perfekte për të gjitha dhomat duke kursyer kështu për ngrohjen në çdo dhomë.
Koleksioni “Piazzetta”
Një tjetër sistem mjaft eficient është koleksioni i quajtur “Piazzetta”, i cili konsiston në ngrohjen e dyfishtë të oxhakëve dhe sobave. Një pjesë e sistemit të tij bën ndezjen e flakës, ndërsa tjetri ka të bëjë me ngrohjen rrethore, e cila provokon ngrohjen e dytë që djeg monoksidin e flakës së parë. Nxehtësia e përfituar është në sasinë e mjaftueshme për t’u ndier komodë në çdo pjesë të ditës. “Piazzetta” na jep mundësinë e një koleksioni oxhakësh me gaz dhe dru, që përveç teknologjisë së përkryer janë vlerësuar si tepër eficientë në mënyrën e arredimit të shtëpive moderne. Nëpërmjet dizajnit të tij, “Piazzetta” ofron mundësinë e zgjedhjes mes traditës së zjarrit me dru dhe kërkesave bashkëkohore për ngrohje të menjëhershme me gaz dhe kjo mund të vihet në punë vetëm nëpërmjet një telekomande. Në rastin e parë kemi të bëjmë me një gjest antik që i jep jetë zjarrit, ndërsa në të dytin zjarri merr jetë nga një gjest bashkëkohor i telekomandës, për të siguruar në të njëjtën kohë komfortin por edhe traditën. Koleksioni “Le terre” bashkon në mënyrë të përkryer të shkuarën me të tashmen, antiken dhe modernen, duke e bërë oxhakun e shtëpisë suaj mjaft funksional. Është pikërisht kjo atmosfera që ka frymëzuar koleksionin “Piazzetta” për të krijuar një linjë origjinale që ngroh me ujë ose me ajër, zbukuron mjedisin dhe na fal vetëm ndjesi pozitive.
“Edilkamin” me ngrohësit e së ardhmes
Koleksioni “Edilkamin” është i pajisur me një aparat komplet në të cilin janë instaluar sobat dhe oxhakët termikë, të konsideruar si pajisjet e së ardhmes. Me to mund të ngrohet edhe ujë deri në 50 litra, duke e mbajtur atë në temperaturën e dëshiruar edhe kur oxhaku ose soba janë të fikur. Sistemi elektrik vazhdon të funksionojë për të ngrohur ujin automatikisht.
Druri që mund të përdoret në këto lloj sobash përpunohet për të nxjerrë si përfundim këtë dru në forma të vogla cilindrike, të cilat ngjasojnë me tapat e shisheve të verës. Në këtë mënyrë nuk është e nevojshme të shtohen substanca të tjera kimike që nuk janë të përfituara nga druri. Rezultati i ngrohjes do të jetë i njëjtë si ai me zjarrin e një sobe tradicionale. Ky lloj druri i përpunuar në formë cilindrike përdoret vetëm në sobat dhe oxhakët e gjeneratës së fundit. Është ky detaji që bën përmirësimin ekologjik dhe energjetik krahasuar me stufat tradicionale, të cilat ndotin mjedisin ku jetojmë. Ato janë të pajisura nga korniza elegante, me forma perfekte, ngrohin mjedisin falë këtij druri të veçantë që na kujton drurin e zakonshëm, i vetëm në llojin e tij. Oxhakët në brendësi të faqes së murit bëjnë që shtëpia të duket më mikpritëse dhe e bukur. Në një oxhak me gaz bashkohet bukuria me ngrohtësinë, komoditetin dhe pastërtinë. Është mjaft i thjeshtë për t’u përdorur, mund të programohet për punë në bazë të nevojave falë një telekomande praktike (aktivizim automatik për dy periudha kohe me temperatura të ndryshme, si dhe rregullim i temperaturës së mjedisit).

13 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›