E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria harroi arsimin

Tiranë -Partia Socialiste deklaroi sot me anë të Ledi Shamkut, se qeveria nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e gjendjes në arsimin e vendit. “Nuk bëri kurrë, e shifrat janë kokëforta, pasi sektori i arsimit dogji më shumë buxhet nga çdo sektor tjetër, e se këtë vit nuk realizoi dot as gjysmën e investimeve. Nuk bëri kurrë pasi Kryeministri ynë, çdo fundvit, në vend të flasë për çka bërë, flet për çka ndër mend të bëjë”-theksoi Shamku, kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë e PS-së.
Shamku theksoi nxënësit vijojnë të bredhin nga shkolla në shkollë, për shkak të kushteve të pa përshtatshme.

Nuk bëri gjë prej gjeje-vijoi Shamku-ngase jemi i vetmi vend në toke, ndonëse në zemër të Evropës, që Universitetet i kemi me tre turne, si të jenë fabrika ku derdhet plastikë, kur në fakt aty shqiptarët derdhin para, mund, vite jetë, ëndrra dhe plane për të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›