Diskutohet paketa bazë e bashkëpunimit paraelektoral
24/12/2008 Negociatat PS-LSI, zbardhet biseda e parë
Hidhen sinjalet e para për një bashkëpunim të mundshëm mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka qenë një takim miqësor mes personaliteteve të shquara të PS-së dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Socialistë për Integrim, i cili mund të sjellë dhe një bashkëpunim dhe bashkëveprim mes këtyre dy partive. “Të urtët” e Partisë Socialiste, Sërvet Pëllumbi, Rexhep Mejdani, Dritëro Agolli, preferuan dje të ulen me përfaqësuesin e Lëvizjes Socialistë për Integrim Sabit Brokaj dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie me qëllim shkëmbimin e ideve dhe të mendimeve të kësaj pale. Kështu, gjatë një kafeje mes miqsh personalitet e shquara të PS-së kanë dëgjuar nga afër dhe natyrisht në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëndrimet e LSI-së, njëkohësisht dhe synimet e kësaj partie lidhur me Kodin e ri Zgjedhor. Por dhe mbi mënyrën sesi partia e drejtuar nga Meta e ka konceptuar bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. Pjesëmarrësit në këtë takim konfirmuan për “Metropol”, se gjatë bisedës nuk u konkludua në vendime konkrete, por do të jetë një takim i dytë ai i cili do të vendosë piketat mbi mënyrën se si do të zhvillohen negociatat mes këtyre dy partie, me qëllim arritjen e një bashkëpunimi të frytshëm, i cili do të sillte dhe fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Gjithashtu, po sipas tyre, gjatë takimit të djeshme vetëm u shkëmbyen ide mes kolegësh. Menjëherë pas kthimit nga ana e kreut të shtetit të Kodit Zgjedhor për rishqyrtim në Kuvend, filluan ftesat e njëpasnjëshme nga ana e liderhsipit të LSI-së për takim në adresë të lidershipit të Partisë Socialiste. Pak ditë më parë kreu i LSI-së Ilir Meta i drejtoi zyrtarisht. Duke mos marrë një përgjigje zyrtare, Meta lëshoi dy ditë më parë një thirrje tjetër për kreun e PS-së. Sipas ksaj ftese, kreu Meta shprehu gadishmërinë e tij për t’u takuar në çdo moment me kryetarin e PS-së. Por në këtë takim, Meta pati kërkuar dhe edhe në praninë personaliteteve të së majtës, si Sërvet Pëllumbi, Rexhep Mejdani e Dritëro Agolli.
Meta ftesa të njëpasnjëshme Ramës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë kohëve të fundit ka drejtuar një sërë ftesash për kreun socialist, Edi Rama, ku i ka kërkuar të ulen në bisedime me qëllim rishikimin e atyre neneve që kontestohen nga partia e drejtuar prej tij. Por duke qenë me i drejtpërdrejtë, pak ditë më parë, Meta rikërkoi një takim mes tyre, ku negociatorë të ishin, Sërvet Pëllumbi, Rexhep Mejdani dhe Dritëro Agolli. “Jam i hapur në çdo moment për t’u takuar me kryetarin e PS-së Socialiste dhe për t’u takuar edhe në praninë personaliteteve të së majtës, që kanë të gjithë përvojën e duhur, që të realizojmë një mision që e pret sot shumica e shqiptarëve”, pati theksuar Meta