Varfërohet tryeza e darkës së ndërrimit të viteve
24/12/2008 Çmimet e larta, veçanërisht mallrat e importit kushtëzojnë blerjet e konsumatorëve shqiptarë
Ardhja e festave kushtëzon blerjet e konsumatorëve. Çmimet e larta të produkteve ushqimore dhe atyre që janë tradicionale për darkën e ndërrimit të viteve, kanë bërë që shumë prej konsumatorëve shqiptarë të kushtëzohen në blerjet e tyre. Ky fakt është pranuar dhe nga vetë tregtarët, të cilët me keqardhje pohojnë se këtë vit kanë shënuar shitje më të pakta se sa vitin e kaluar, dhe në ditët e ardhshme nuk presin ndonjë rritje të fuqisë blerëse, pasi interesimi i konsumatorëve ka shënuar ulje gjatë këtyre ditëve dhe këta të fundit nuk i lënë blerjet për në ditët e fundit, atëherë kur ka dhe rritje të çmimeve. Kjo tregon se tryeza e këtij viti do të jetë më e varfër, për shkak të financave të dobëta të qytetarëve përkundrejt rritjes së çmimeve dhe veçanërisht të mallrave të importit, të frutave dhe perimeve.
Kostot
Edhe ky vit ka shënuar një rritje të çmimeve për shportën e fruta perimeve të importit, përkrah së cilës është shënuar rënie e fuqisë blerëse. Sipas një vëzhgimi të kryer në tregjet e kryeqytetit, çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të jenë të larta dhe me luhatje sipas vendit ku shiten. Kështu, domatet prej ditësh vazhdojnë të blihen nga 120-150 lekë, kastravecët nga 200-250 lekë, specat kanë shënuar rritje të lartë 250-300 lekë, ullinjtë 200-300 lekë, si dhe djathi që varion nga 280-750 lekë. Gjithashtu rritje të theksuar kanë dhe produktet e fshatarëve, veçanërisht gjalpi, që shkon nga 500-700 lekë, si dhe vezët, që arrijnë deri në 130 lekë për kokërr. Njëkohësisht të papërballueshme mbeten dhe çmimet e frutave, të cilat variojnë nga 120-150 lekë për mollët e importit, 100-130 për portokallin dhe mandarinat. Po ashtu i lartë mbetet dhe çmimet e rrushit dhe kivit, që variojnë nga 200 deri në 350 lekë. Më të zhgënjyerit në këtë prag festash mbeten tregtarët e gjelave të detit, të cilët kanë shënuar blerje më të pakta me kalimin e këtyre ditëve, teksa shuhen shpresat për rritje të fluksit me afrimin e ditës së ndërrimit të viteve, ku dhe çmimi pëson rritje të ndjeshme. Aktualisht vlera e shitjes së një të tilli varion nga 550 deri në 600 lekë kilogrami. Për të mos ndryshuar traditën, shumë prej qytetarëve në pamundësi të blerjes së gjelit e kanë zëvendësuar atë me pulat e fshatit, të cilat jo vetëm që janë më të lira, por kanë shënuar rritje të ndjeshme në shitje gjatë këtyre ditëve.
Ofertat
Njëkohësisht tregtarët pohojnë se një pjesë e mirë e fuqisë blerëse është larguar prej tyre për të rendur drejt ofertave të shumta që po shtohen nga dita në ditë prej supermarketeve të mëdha dhe qendrave tregtare. Këto të fundit gjithnjë e më tepër po shtojnë klientelë, veçanërisht të produkteve të pijeve, të cilat ofrohen me çmime më të lira nëpërmjet ofertave të caktuara. Çmimet
Çmimet e produkteve ushqimore, veçanërisht të mallrave të importit, mbeten ende tepër të larta për xhepat e konsumatorëve shqiptarë, që gjatë këtij viti do të kushtëzohen së tepërmi në blerjet e festave. Sipas tregtarëve në kryeqytet, gjatë kësaj periudhe është vënë re një fuqi tepër e ulët blerëse krahasuar me të njëjtën periudhë të blerjeve të bëra gjatë vitit të shkuar.
Gjeli i detit
Më të zhgënjyerit mbeten tregtarët e gjelave të detit, të cilët të ardhur nga rrethet, tregojnë se kanë arritur të shesin shumë pak. Pjesa dërrmuese e tyre janë detyruar t’i marrin sërish me vete, pasi nuk kanë gjetur blerës për shkak të çmimit. Sipas tyre, këtë vit gjeli i detit do të zëvendësohet nga pulat e shtëpisë, (këto të fundit kanë fituar terren shitjeje), pasi janë më të lira
Festimet
Pavarësisht treguesve të mësipërm, mbeten të larta preferencat e qytetarëve që u janë drejtuar agjencive turistike për të bërë prenotimet për kalimin e festës jashtë vendit. Sipas operatorëve turistikë, janë më shumë se 2500 shqiptarë, që do të kalojnë festat në vende të ndryshme të Evropës, dhe ka prenotime të shumta në vendet e tjera fqinje të rajonit