Trojet e shtëpive, Berisha premton privatizimin e tyre
Të gjitha shqiptarët do të kenë mundësinë të privatizojnë truallet dhe oborret e shtëpive të tyre. Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj që të sjellë praktikën ligjore për të ndryshuar ligjin që u jep shqiptarëve vetëm të drejtën e përdorimit të truallit dhe oborrit të shtëpisë mbetur ende në fuqi që nga koha shtetëzimit. "Siç kemi përmirësuar mjaft gjëra edhe në këtë rast duhet të gjejmë rrugën për të qenë të drejtë për këta pronarë që padrejtësisht figurojnë në zyrat e këtij vendi, sikur nuk janë pronarë dhe që mbi bazën e një klauzole në ligj ata faktikisht nuk kanë të drejtë të shesin, të blejnë, apo të kryejnë veprime mbi truallin", tha kryeministri Berisha.Ndërkohë duke mbetur serisht tek çështja e pronave Berisha i ka bërë thirrjeve bashkive që të evidentojnë pronat e lira për kompensimin e pronarëve.Në mbledhjen e qeverisë janë shqyrtuar edhe një sërë projektligjesh të cilat do të shkojnë më pas në Parlament një prej të cilave ai i licencave të "One stop shop-ve, i cili është konsideruar si një ligj mjaft i rëndësishëm nga ana e kryeministrit.