PS: Qeveria perdor Kosoven per te fshehur vjedhjet

Partia Socialiste i eshte rikthyer ceshtjes se rruges Durres-Kukes duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin Basha, se duke u mbuluar me petkun e rendesise qe ka ky aks per kombin dhe Shqiperine, kane perdorur dhe abuzuar emrin e Kosoves, duke krijuar nje rrjet te gjate korrupsioni dhe abuzimesh me vlera marramendese. (UPDATE)
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace i eshte referuar shkresave te ministrit te asaj kohe te drejtesise Aldo Bumci dhe atij te Financave, Ridvan Bode per te provuar akuzat se ish-ministri i pandehur i Transporteve, Lulzim Basha, ka injoruar plotesisht shqetesimet e ngritura nga koleget e tij.
Opozita thote se si pasoje e ketyre praktikave korruptive, jane mbushur xhepat e rrjetit klanor mafioz qe kane ne krye kryeministrin.
Nenkryetari i grupit parlamentar socialist shprehu siguri te plote se dosja e abuzimeve te rruges Durres-Kukes nuk mund te mbyllet pa nxjerre me pare fajtoret qe sic tha ai, permes petkut patriotik kane vjedhur miliona euro te taksapaguesve shqipetare.