Tirane, plagoset me thike mjeku

Mjeku, Agron Ylli, 50 vjec, qe mban graden Asistent Profesor, i njohur mes mjekeve ne spitalin "Nene Tereza”, si nje nder specialistet me te mire e tiroideve dhe diabetolog eshte gjetur i pambrojtur per jeten ne castet kur ne kliniken private tek Shallvaret eshte qelluar mizorisht pas refuzimit per te plotesuar nje flete kempi.
Nje goditje me thike ne bark nga autori, Bujar Valisi 35 vjec ka derguar ne Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende per jeten mjekun prej 26 vitesh ne kete profesion, por ka terrorizuar po ashtu te gjithe personat deshmitare ne vendngjarje.
Burime te konfirmuara te Top Channel pohuan se sulmi ndaj doktorit ka ndodhur pas kerkeses se autorit Valisi, i cili kishte paciente bashkeshorten e tij ne kete klinike private.
Autori ka hyre ne kliniken qe ndodhet tek Shallvaret per te marre nje raport kempi per gruan e tij te semure nga teroidet. Ajo ishte paciente e profesor Agron Ylli.
Duket se mjeku Ylli ka kundershtuar ta plotesoje raportin cka sjelle edhe plagosjen e menjehershme te tij. Deshmitaret i thane policise se ka patur debate por ata nuk kane mundur te nderhyjne per shkak te frikes.
Policia nga ana e saj ka dyshime te forta se Bujar Valisi nga Kashari ka hyre ne klinike me paramendim per te qelluar mjekun me thike. Policia ka si prove te forte marrjen e armes se ftohte ne shtepi.
Mjeku 50-vjecar i eshte nenshtruar nje operacioni ne spitalin ushtarak, ai ka plage serioze ne organet e brendshme. Autori i plagosjes eshte kapur ne kushtet e flagrances dhe per kete ka ndihmuar edhe patrullimi i nje sherbimi policor prane zones.
Policia tha paraprakisht se autori eshte patraqitur gjakftohte , por nuk tha nese ai eshte penduar.
Ky eshte rasti i trete brenda ketij viti i sulmit ndaj bluzave te bardha. Ne prill 2008 shefi i Kardilogjise, Ali Refatllari u qellua nga Arben Strazimiri ne dalje te spitalit. Autori pohoi pas ngjarje se e kishte plagposur per shkak te vdekjes se dajes se tij pak jave me pare.
Por policia pas pergatitjes se materialeve nxori se ai ishte me probleme psiqike. Ne 30 shtator ne Vlore u qellua 12 here me thike pas shpine nje nder neurologet me te njohur, Kosta Koci.
65-vjecari kur doli nga koma i deklaroi policise identitetin e agresorit dhe tha se ishte qelluar pas nje debati ku personi i kerkonte qe t'i kuronte te emen.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code