E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia rrugore,raport për 2008-ën

Gjatë prezantimit të raportit të policisë rrugore për vitin 2008 , kanë dalë në pah problemet dhe mangësitë që ka kjo strukturë. Ndonëse është vlerësuar detyra e vështirë që policia rrugore gjatë punës së saj, një ndër problemet kryesore që has kjo polici është shoqërimi i personaliteteve. Gjatë shoqërimit të tyre duhen bllokuar rrugët gjë e cila rëndon trafikun në Tiranë, ndërkohë policët kërkojnë të dinë se cilat janë targat personalitete që duhen shoqëruar, pasi gjatë punës së tyre ata shoqërojnë edhe personalitete me targa jo zyrtare, duke i penguar punën policisë rrugore. Shefi i policisë rrugore, Krenar Ahmeti është shprehur se përveç punës të vështirë të policisë dhe meritave që ajo ka edhe në kapjen e autorëve të veprave të ndryshme penale, nuk është e angazhuar totalisht në punën që bën. Ahmeti i ka tërhequr vëmendjen inspektorëve të policisë rrugore se vartësit e tyre nuk punojnë më shumë se 20-30 minuta në ditë nga 8 orë punë që duhet të bëjnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›