PS: Qeveria po mashtron ish-të përndjekurit politik
Kryetarja e grupit të punës për çështjet e ish-të përndjekurve Keti Bazhdari, u shpreh se Berisha po mashtron ish-të përndjekurit politikë në lidhje me dëmshpërblimet.
Kjo qeveri, ka theksuar përfaqësuesja e PS, u kishte premtuar që në vitin 2007 se do tu jepte për 8 vjet të gjithë dëmshpërblimi. “Sot megjithëse kanë kaluar 4 vjet dhe ish të përndjekurit duhet të kishin përfituar tashmë këstin e katërt, janë mëse gjysma e tyre që nuk kanë marrë endë të parin”, ka vijuar më tutje Bazhdari. Sipas saj projekti i qeverisë që pretendon se numri i ish-të përndjekurve që janë gjallë, mbi 85 vjeç dhe që do të përfitojnë dëmshpërblimin e plotë brenda vitit, është mbi 400 është një mashtrim. Ky numër nuk i kalon 50 vetë në të gjithë Shqipërinë, certifikuar kjo dhe me informacione të marra nga arkiva e MB ndër vite”, theksoi Bazhdari.
Partia Socialiste-vijoi ajo- kërkon që të ndalet në mënyrë sa më urgjente abuzimi propagandistik me ish-të përndjekurit nga ana e qeverisë. Kjo parti, megjithëse ideologjikisht bie ndesh me shtresën e të përndjekurve në periudhën komuniste, premton uljen e moshës së përfituesve në 75 vjeç, zgjerimin e grupit të përfituesve dhe zbatimin e një shpërblimi progresiv, thjeshtimin dhe shkurtimin e procedurave të dëmshpërblimit dhe mbulimin e kostove të tyre nga vetë shteti si dhe dhënia e një statusi të veçantë për ish-të përndjekurit ku përfshihet ofrimi i shërbimeve publike falas për të gjithë këtë shtresë. /S.Ll/Start/
2012-03-14 13:38