E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, Trupat qeveritare marrin kontrollin e Idlibit

Forcat e sigurisë raportohet se po kryejnë kërkime shtëpi më shtëpi në të gjithë zonën, e cila ka qenë një bastion i fortë i Ushtrisë së Lirë Siriane.

Nuk është e qartë se ku ka shkuar kryengritësit, apo se sa njerëz kanë humbur jetën.

Ndërkohë, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan, tha se Presidenti Bashar Al-Asad i ka kthyer përgjigje një plani të propozuar.

Anan po analizon përgjigjen dhe mbase mund të ketë një komunikim më vonë të mërkurën, njofton “BBC”-ja
Plani i propozuar nga Kofi Anan përfshin armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, akses për ndihma humanitare, dhe fillimin e një procesi dialogu politik./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-14 15:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›