Zgjedhjet, Thaçi: Serbia po provokon konflikt
PRISHTINE- Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka ngritur zërin. Me tone te ashpra ai ka deklaruar se me vendimin per zgjedhje edhe ne komuna te Kosoves, Serbia eshte duke provokuar konflikt.
Jemi edhe njëherë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë. Kjo sjellje e Serbisë është përpjekje për agresion ndaj shtetit të ri dhe të pavarur të Kosovës”- tha ai.
Sipas Thacit kjo eshte sjelle anti-evropiane, anti-demokraike dhe që nuk shkon në kuadër të raporteve fqinjësore.
“Të gjitha mekanizmat juridik e kushtetues do të përdoren për ti ndalur zgjedhjet. Pretendimi i Serbisë për këto zgjedhje po provokon një konflikt të hapur me shtetin e Kosovës që mund të ketë pasoja për rajonin, ka thënë kryeministri, transmeton Indeksonline.
Ai ka bërë thirrje tek faktori ndërkombëtar, vecanerisht BE-se që të luajë rolin e vet në këtë situatë.