E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Wollfarth: Zgjidhja në Parlament

“Ky është një kontribut i rëndësishëm në një diskutim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Imuniteti duhet të përdoret vetëm për t'u shërbyer njerëzve dhe për asgjë tjetër; dhe duhet të ketë kufij. Unë jam në favor të një zgjidhjeje dhe votimi të shpejtë”, thekson ai.

Ai hedh idenë e gjetjes së një zgjidhjeje brenda Parlamentit, duke mos ndërhyrë në Kushtetutë. “Jam i sigurt që bashkërisht mund të gjendet një zgjidhje e mirë në parlament. Kushtetuta nuk duhet prekur çdo ditë”.

I pyetur për rrugën e bashkëpunimit politik dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, shefi i OSBE-së në Tiranë, thotë se tashmë Shqipëria është më pranë integrimit, por duhet të vazhdohet me reformat. “Mund të përgjigjem vetëm nga këndvështrimi i Prezencës së OSBE-së, se [statusi i vendit kandidat] është shumë më afër, por mbetet gjithashtu ende shumë punë për të bërë. Procesi i reformave duhet të vazhdojë – reforma zgjedhore, parlamentare dhe reforma në drejtësi, për të përmendur vetëm më të rëndësishmet. Unë sigurisht që uroj të ketë një rekomandim pozitiv, por në fund vendimi i takon Komisionit, i cili ia paraqet rekomandimin e tij shteteve anëtare të BE-së”, shton ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-14 15:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›