E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackersat iranianë sulmojnë faqen e VOA-s

Washington Faqja zyrtare e internetit të “Zërit të Amerikës” është sulmuar të martën nga hakersat iranianë, duke pamundësuar shërbimin e lajmeve për më shumë se 30 shtete, përfshirë edhe edicionin shqip. Faqja kryesore e Zërit të Amerikës vazhdon të shfaqë një pamje të kaltër dhe një logo të Cyber Ushtrisë Iraniane, në të cilën shkruan: “Ne kemi dëshmuar se mundemi”. “Zëri i Amerikës” mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe hakersat i kanë dërguar një porosi të drejtpërdrejt sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. “Zonja Clinton, a dëshironi të dëgjoni zërin e kombeve të shtypura nga zemra e SHBA-ve. Bota islame nuk u beson dredhive të SHBA-ve. U bëjmë thirrje të ndaloni përzierjen tuaj në shtetet islame”. Ata zëvendësuan pamjen mirëpritëse të faqes me një flamur të gjelbër dhe mbishkrimin: “Kjo faqe është sulmuar nga Cyber Ushtria Iraniane”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›