E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni sot referendumi për kufirin me Kroacinë

LUBJANE- Në Slloveni sot zhvillohet referendumi, në të cilin do të vendoset nese do të pranohet marrëveshja për ceshtjen kufitare me Kroacinë, që është arritur me arbitrimin ndërkombëtar. Mëngjesin e sotëm janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe të drejtën e votës e kanë afro 1.7 milionë votues. Sipas sondazheve të deritanishme, pritet një garë e ngushtë ndërmjet voutesve, që e mbështesin marrëveshjen, dhe atyre që e kundërshtojnë atë. Referendumi përbën një pikë kyce dhe mjaft të rëndësishme që i hap rrugën integrimit europian të Kroacisë. Qendrat e votimit për referendumin e sotëm do të mbyllen në orën 17:00, ndërsa rezultatet pritet të dalin pas orës 19:00. Rezultati per “jo”, do të detyrojë kryeministrin Borut Pahor, të hedhë poshtë marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar, duke vështirësuar rrugën e Kroacisë drejt BE, e cila aderon për anëtarësim në vitin 2012.
Sipas marrëveshjes, një ekip ndërkombëtar do të nisë diskutimet për territorin ujor, për të cilin kanë nisur konfliktet që prej vitit 1991, pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë. Thelbi i përplasjes mes dy vendve është kufiri i tyre detar në veri të detit Adriatik, në gjirin e Piranit, i cili, me skajin verior në Itali dhe me skajin jugor në Kroaci, nuk i ka dhënë mundësi Sllovenisë të ketë dalje direkte në ujrat ndërkombëtare, por duhet të kalojë në territorin ujor kroat. Sllovenia ka kërkuar që kufiri i saj të përfshijë edhe një korridor detar, që i lejon dalje të drejtpërdrejtë në det të hapur. Sllovenia është shteti i vetëm i ish- Jugosllavisë që i është bashkuar familjes europiane që në vitin 2004, ndeësa Kroacia shpreson ti japë fund bisedimeve për anëtaresim këtë vit dhe të anëtarësohet në 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›