Bogdanoviç: EULEX do të shtrihet edhe në veri
Beograd (rel/start)-Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se misioni i EULEX-it duhet të jetë neutral ndaj statusit deri në hapjen e dialogut të ri për statusin e Kosovës.Në një intervistë për shtypit serb, Bogdanoviç ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it që nga 9 dhjetori do të vendosen në tërë territorin e Kosovës ndërkaq në veri do të zëvendësojnë UNMIK-un.