E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, Përkujtohet 541 vjetori i vdekjes se Skenderbeut

Perkujtohet ne Lezhe 541 vjetori i vdekjes se heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut. Drejtues te pushtetit lokal, kishes katolike e qytetare zhvilluan homazhe në vendvarrimin e tij ku kanë vlerësuar maksimalisht figurën e tij 

LEZHE-Eshte perkujtuar ne Lezhe 541 vjetori i vdekjes se heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, nje prej figurave kryesore te popullit shqiptar. Aktivitetet ne nder te ketij kolosi te historise shqiptare kane filluar pikerisht ne kishen e Shen Nikollit, aty ku me 17 janar te vitit 1468 u prene eshtrat e heroit legjendar. Homazhe ne vendvarrimin e Skenderbeut ne qytetin e jane kryer nga drejtues te pushtetit lokal, kishes katolike dhe qytetare te thjeshte, duke mbajtur te gjalle vleren e madhe qe mbart mbi supe ky hero,si mbrojtes i tokes arbnore. Duke shfrytezuar kete moment kryetari i bashkise Lezhe eshte shprehur se “askush qofte historian shqiptar apo i huaj nuk mund te hedhe dot balte mbi nje figure me te tilla dimensione, sic ishte Gjergj Kastriot Skederbeu”.
Deputeti Prec Zogaj eshte shprehur se “per historianet dhe njerezit e thjeshte e kane ruajtur dhe e ruajne kujtimin e skenderbeut ne lartesine qe ai e la”.
Per historianin Halit Kavaja sa me shume vite te kalojne nga vdekja e ketij heroi, aq me shume vlerësohet ai jo vetem ne vendin tone, por edhe jashte tije.
17 janari do te mbetet nje date homazhi, por edhe frymezimi per brezat. Qyteti i lashte i Lezhes do te kujtoje dhe rikujtoje kete legjende te vertete, vepren e ketij heroi te guximshem. Historia nuk ka mjaftuar per te thene ate qe realisht ka ndodhur pergjate viteve te jetes se skenderbeut, ndaj rivlersimi eshte detyrimi me i vogel qe duhet te beje cdo shqiptar.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›