E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dyshohej për vjedhjen e një lokali, arrestohet 27 vjeçari

>Policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Patosit kanë arritur që të vënë në pranga një shtetas, i cili dyshohet se disa kohë më parë kishte kryer vjedhjen e një lokali që ndodhet fare pranë varrezave të qytetit Patos. Sipas burimeve zyrtare të policisë në Fier, mësohet se rreth orës 15:00, është vënë në pranga 27- vjeçari Leonard Leco, banor i qytetit Patos, i cili ishte shpallur person në kërkim prej policisë. I dyshuari, ka qenë një herë më parë i dënuar, pasi ka konsumuar veprën penale të vjedhjes. Sipas policisë, më datën 11 dhjetor të vitit 2008, i riu kishte hyrë në lokalin e Pëllumb Hoxhës dhe kishte marrë shumën e 50 mijë lekëve të reja dhe disa paketa cigare. Pasi policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe grupi i ekspertëve gjeti dhe mori shenja gishtash, këto të fundit janë ballafaquar me shenja gishtërinjsh që policia kriminale mban në arkivën e vet dhe ka rezultuar se ato i përkisnin shtetasit Leco, i cili pasi kishte kryer vjedhjen ishte "zhdukur" për disa kohë. Por dje ai është ndaluar rreth mesditës në njërën prej rrugëve të qytetit Patos, e më pas është sjellë në drejtori të policisë ku është bërë edhe urdhër ekzekutimi i ndalimit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›