Kryeministri Berisha merr letër nga homologu indian
Kreu i qeverisë indiane i shprehu kënaqësinë Berishës për marrëdhëniet në rritje mes Indisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu Singh shprehu vlerësimet më të larta për figurën e Nënë Terezës, "qe vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjes mes dy vendeve"
TIRANE-Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka marrë sot një letër nga Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh. Sic bën të ditur zyra për shtyp e kryeministrisë shqiptare, Kreu i qeverisë indiane i shprehu kënaqësinë e tij Berishës për marrëdhëniet në rritje mes Indisë dhe Shqipërisë si dhe për thellimin e tyre pas hapjes në Neë Delhi të Misionit Diplomatik shqiptar.
“Ne jemi të lumtur që marrëdhëniet mes Indisë dhe Shqipërisë po njohin rritje. Hapja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë në New Delhi dhe vizita e fundit e Ministrit Tuaj të Jashtëm do t’i japë më shumë nxitje marrëdhënieve tona bilaterale”.
Gjithashtu në këtë letër Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh vlerësimet e tij më të larta për figurën e Nënë Terezës, figurë e cila “vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjes mes dy vendeve”.
Kryeministri indian shprehu kënaqësinë për të vizituar Shqipërinë se shpejti duke falënderuar kryeministrin shqiptar për ftesën e bërë.