PS Rama i vetmi kandidat i shpallur te tjeret ne cast te fundit

TIRAN - Ekzistenca e pretendenteve te shumte per te kandiduar per te njejten zone nen siglen e Aleances per te Ardhmen ka sjelle diten e djeshme shtyrjen e mbledhjes se Kryesise se Partise Socialiste. Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se ndonese jane lajmeruar qe mbledhja do te zhvillohej dje ajo eshte shtyre per tu zhvilluar 24 ore me vone.
Deri me tani i vetmi kandidat socialist i shpallur publikisht mbetet Rama te tjeret do te presin mbledhjen e sotme per te marre konfirmimin e per te filluar fushaten. Gjithsesi perzgjedhja e kandidaturave ndodhet prane perfundimit te saj por njekohesisht prane problemeve te cilat mbart. Percjellja e shume kandidaturave per nje qeverisje vendore drejt Kryesise ka sjelle qe kjo e fundit ta kete shume te veshtire perzgjedhjen qe do te beje.
Problemi me i madh verehet ne komuna pasi ne bashkite e medha perzgjedhja thuajse ka perfunduar. Nga verifikimi i pare qe u eshte bere procesverbaleve te mberritura nga asamblete e rretheve ne shume prej komunave ka deri ne nente kandidate per te garuar ne zgjedhjet e ardhshme per nje njesi vendore. Perballe kesaj situate selia roze ndodhet ne nje situate jo shume te favorshme pasi nje perzgjedhje midis shume emrave do te shfaqe pakenaqesi tek te tjeret.
Megjithese kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i ka paraprire kete situate duke apeluar per bashkepunim per te rrezuar qeverine dhe te largohen qejfmbetjet nje gje e tille nuk ka ndodhur. Problemet me te shumta konstatohen ne qarkun e Shkodres Beratit dhe te Vlores. Ne qarkun e Shkodres po vijojne negociatat midis Partise Demokristiane e cila drejtohet nga Nard Ndoka me Partine Socialiste.
Demokristianet kerkojne nga socialistet qe tu lihet qyteti verior ndersa socialistet kane perfolur si kandidate emrin e Keti Bazhdarit. Diten e djeshme lideri i PDK-se ka qene i pranishem ne ambientet e selise roze per te negociuar deri ne minutat e fundit per te arritur nje marreveshje per bashkine kryesore ne veri te vendit. Negociatat do te vijojne dhe diten e sotme. Ndersa ne qarkun e Vlores mbetet per tu vendosur kandidati qe do te garoje nen siglen e koalicionit te Aleances per te Ardhmen per qytetin e Sarandes.
Per kete bashki po qarkullojne dy emra dhe kandidati do te zgjidhet midis Stefan ipes dhe Rajmonda Gjonin. Nje tjeter diskutim akoma i hapur ka te beje me Bashkine e Beratit per te cilin qarkullojne dy emra Fadil Nasufi dhe Selman Hodo. Perpjekjet per te sheshuar mosmarreveshjet dhe per te evituar qejfmbetetjet do te vijojne deri ne mbledhjen e Kryesise e cila do te zhvillohet pasditen e sotme ne oren 1800 ne ambientet e selise roze. Per emrat e tjere te kandidateve anetare te Kryesise se Partise Socialiste dhe kryetari Edi Rama kane kontaktuar te gjithe deputetet per ti marre atyre mendimin mbi kandidatet qe duhet te garojne me 8 maj.
Gjithashtu behet e ditur se deri ne mesdite partia me e madhe ne opozita do te mbylle te gjitha marreveshjet me aleatet per zonat te cilat do te garohen me kandidatet e propozuar prej tyre. Ne perzgjedhjen e kandidaturave nje perparesi do te jete dhe rezultat e sondazheve te zhvilluara per cdo garues per te qene kandidat ne cdo njesi vendore te vendit.
Burime konfidenciale nga selia roze sqarojne se shtyrja e zyrtarizimit ne fund ka te beje dhe me pasjen ne kontroll te situates per te mos u hasur me surpriza me pretendentet per kandidat te cilet nga pakenaqesite mund te dalin dhe si te pavarur.