Te pastrehet ska kredi pa liruar shtepite e pronareve
TIRAN- Qeveria ndryshon nje pjese te procedurave per dhenien e kredive me kostos te ulet per strehim te familjeve qe nuk kane banese. Nje udhezimi i perbashket i ministrave Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode te cilet jane edhe pergjegjesit e programit te strehimit ka prekur procedurat te cilat me se shumti kane te bejne me marredheniet midis bankes dhe familjeve perfituese apo midis ketyre te fundit dhe pronareve te baneses ne te cilen shteti i ka sistemuar disa vite me pare.
Programi per familjet qe perfitojne kredi te lehtesuara nga shteti per strehim perfshin dy kategori. Kategoria e pare jane ata qe nuk kane nje banese dhe per te blere ate perfitojne nje kredi me 3 per qind interesa ne vit. shte edhe nje kategori tjeter perfituesish te cilet kane te bejne me te pastrehet qe jane te strehuar me qira ne shtepite e pronareve. Keta te fundit perfitojne kredi me interesa zero.
Udhezimi i ministrave ka te beje pikerisht me familjet e strehuara ne banesat e pronareve. Jane nje numer i konsiderueshem familjesh te strehuara ne shtepite e pronareve duke bere qe keta te fundit te mos mund te marrin ne perdorim pronen e tyre. Nisur nga kjo udhezimi i fundit i dy ministrave kushtezon miratimin e kredise me interesa zero per strehim me leshimin menjehere te ambienteve ku ata jetojne aktualisht.
Keshtu para se te lidhe kontraten me banken kryefamiljari duhet te lidhe nje kontrate noteriale me pronarin e baneses ku eshte strehuar per momentin ne te cilen te marre persiper lirimin e baneses brenda 30 diteve nga data e levrimit te kredise. Duket se ne kete forme ekzekutivi kerkon te lehtesoje edhe pronaret te cileve edhe pse i eshte njohur prona nuk mund ta perdorin ate.
Banka nuk lidh kontrate nese qytetari perfitues i kredise me interes 0 nuk dorezon nje deklarate noteriale qe ai dhe familja e tij pranojne te lirojne banesen e pronarit brenda 30 diteve nga data e levrimit te kredise pervec rasteve kur ka marreveshje noteriale me pronarin - citohet ne udhezimin e perbashket te Bodes dhe Olldashit.
Nderkaq nje kusht tjeter i vendosur rishtazi ka te beje me te ardhurat e familjes.
Udhezimi i ministrave thekson se per te perfituar kredi me interes zero asnje nga anetaret e familjes nuk duhet te jete subjekt i Tatimit te Vleres se Shtuar. Kjo do te thote qe asnje nga familjaret qe kerkojne te marrin kredi per strehim nuk duhet te kete biznes qe ben nje xhiro vjetore mbi 5 milione leke. Krahas kesaj nuk duhet qe ndonjeri prej tyre te ushtroje ndonje nga profesionet e lira te perfshira ne skemen e TVSH si avokat mjek inxhinier etj. Edhe nese ushtron ndonje nga profesionet e lira duhet qe xhiroja totale te mos kaloje mbi 2 milione leke ne vit i cili eshte edhe kufiri minimal i perfshirjes ne skeme te profesioneve te lira.
Per te perfituar nga skema e kredive me interes zero duhet qe familjet te permbushin nje mori kushtesh te cilat fillojne nga mospasja e nje banese deri tek sasia e te ardhurave mujore. Kjo e fundit perllogaritet ne varesi te numrit te anetareve qe ka familja nderkohe qe ajo qe ka me shume rendesi ka te beje me deklarimin e te dhenave te sakta nga perfituesit. Ne rast te konstatimit e te dhenave te paverteta te cilat kane te bejne kryesisht me te ardhurat mujore pasjen e pronesise mbi nje banese etj. familja perjashtohet menjehere nga skema prej Entit Kombetar te Banesave.
Si funksionon skema e kredive me zero interes
Jane nje mori grupesh te cilat perfitojne nga skema e kreditimit me interesa zero kryesisht te pastrehet ata qe kane nje banese me siperfaqe shume te vogel ata qe kane humbur banesen nga fatkeqesi natyrore etj. Ligji ne kete rast njeh edhe disa grupe sociale te cilat trajtohet me me privilegj se te tjeret. Te tille jane familjet nje prinderore qe kane ne ngarkim nje femije familjet me shume femije ciftet e reja ku shuma e moshes se te dyve nuk kalon 55 vjec jetimet etj.
Nese mendojne se plotesojne kushtet familjet i drejtohen bashkive perkatese duke kerkuar te behen pjese e programit. Pas marrjes ne shqyrtim te dosjes nese verehet se aplikuesi ploteson kushtet emrat kalohen per miratim ne Keshillat Bashkiak. Me pas kryefamiljari lidh kontraten me banken per akordimin e kredise.
Niveli i te ardhurave minimale per te perfituar
31 007 - 51 249 leke per familjet te perbera nga 1- 2 persona
41 865 - 65 964 leke per familjet te perbera nga 2-3 persona
54 153 - 84 035 leke per familjet te perbera nga 3-4 nga persona
68 585 - 107 142 leke per familjet te perbera nga 4-6 persona
Kush perfiton
Familjet qe klasifikohen per tu trajtuar me programe sociale te strehimit miratohen me vendim te keshillit bashkiak sipas kritereve te meposhtme
a nuk kane ne pronesi nje banese
b zoterojne siperfaqe banimi nen normat e strehimit te percaktuara per ate kategori sociale dhe ekonomike ku bejne pjese keto familje
c kane mbetur te pastreha si rezultat i fatkeqesive natyrore.
Trajtohen me perparesi
a familjet te cilat vertetojne se nuk kane perfituar nga ligji nr.7652 date 23.12.1992 Per privatizimin e banesave shteterore
b familjet ku kryefamiljari eshte grua e ve ose e divorcuar
c familjet nje prinderore qe kane ne ngarkim femije
c te moshuar qe kane mbushur moshen e pensionit dhe qe nuk perzgjidhen per tu strehuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqeror
d individet me aftesi te kufizuar te cilet gezojne statusin e te verbrit te grupit te pare te invalidit paraplegjik ose tetraplegjik te invalidit te punes dhe te invalidit te Luftes Nacionalclirimtare
dh familjet me shume femije
e ciftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjec
e familjet qe kane ndryshuar vendbanimin per efekt punesimi
f individet me statusin e jetimit qe nga casti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshen 30 vjec.