E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama nis një vizitë treditore në Kosovë

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nis sot një vizitë treditore në Kosovë. Në axhendën e kryesocialistit parashikohen vizita me krerë të lartë të vendit mes të cilave ajo me kryeministrin Hashim Thaci ne oren 16:30.
Rama pritet të prezantojë në shtetin kosovar librin e tij të sapodalë nga shtypshkronja, ‘Kurban’.
"Në orën 18.00, Edi Rama do të prezantojë librin Kurban përpara dashamirësve dhe qytetarëve të Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik në Prishtinë", thekson ne nje njoftim shtypi selia roze.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›