E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Pavarësisë, Klinton uron Shqipërinë

SHBA- Sekretarja e shtetit amerikan Hilari Clinton ka uruar në emer të  presidentit Obama dhe gjithë amerikanëve popullin shqiptar me rastin e festës së Pavarësisë.

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, është kënaqësi për mua të përshëndes popullin e Shqipërisë ndërkohë që ju festoni Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor- thuhet në mesazhin e dërguar nga Shtëpia e Bardhë.

Në mesazhin e urimit të Shtëpisë së Bardhë vlerësohen marrëdheniet e mira mes dy vendeve duke shtuar se partneriteti shërben për një stabilitet më të fortë në mbarë boten dhe veçanërisht në rajon.

Dy vendet tona kanë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi. Sot ne po e forcojmë këtë partneritet, duke bashkëpunuar krah njeri tjetrit në NATO për të shtuar stabilitetin në rajon dhe nëpër botë- citohet në mesazhin e Klinton.

Më tej Klinton shprehet se SHBA do të vazhdojë ta mbështese Shqipërinë për të forcuar demokracinë në vend.

Populli shqiptar do një qeveri transparente, një udhëheqje të përgjegjshme dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të begatë dhe të sigurtë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë të vendosura përkrah popullit të Shqipërisë, duke punuar së bashku për realizimin e këtyre qëllimeve- shprehet Klinton.

Duke shprehur urimet më të mira për mbarë popullin shqiptar Klinton përfundon mesazhin e saj me këto fjalë:

Ndërkohë që  ju festoni këtë ditë të veçantë, duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara janë partneri dhe miku juaj. I dëshiroj gjithë popullit të Shqipërisë më të mirën dhe jam optimiste për thellimin e partneritet tonë në vitit që do të vinë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Obama uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë
  2. Lufta për pushtetin në Iran. Klinton: Nuk dimë kush komandon
  3. Dita e falenderimeve në SHBA, Obama mes të varfërve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›