E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjet banesa, shpëtohet 90-vjecarja

 SHKODER-Një banesë është djegur tërësisht në qytetine Shkodrës ndërsa ka shpëtuar fatmirësisht një 90-vjecare.

Flakë zjarri u vunë re në lagjen “Salo Halili” në banesën e Qamile Rexha 90 vjec. Komshinjtë kanë nxituar të nxjerrin jashtë të moshuarën si dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Pavarësisht ndërhyrjes se zjarrfikësve, banesa është djegur tërësisht, por kanë mundur të shpëtojnë banesat pranë familjes Rexha.
Po punohet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, por dyshohet paraprakisht se shkak është një shkëndijë elektrike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›