Buxheti 2012, ja sektorët ku do shkojnë paratë
TIRANE-Buxheti i vitit të ardhshëm kap vlerën e 396.9 miliardë lekëve dhe është dukshëm më i ulët se ai i viteve të mëparshme, pasi në të janë parashikuar edhe efektet që kriza e eurozonës do të ketë në ekonominë shqiptare. Drafti parashikon një rritje ekonomike në masën 4.3 për qind dhe inflacion 3 për qind.
Vitin e ardhshëm, qeveria ka planifikuar të mbledhë 355.7 miliardë lekë, ku pjesa dërrmuese do të grumbullohen nga tatimet dhe doganat, ndërsa do të shpenzohen 396 9 miliardë lekë. Deficiti buxhetor do të arrijë në 41. 1 miliardë lek ose sa 3 për qind e produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që borxhi publik që nuk do të kapërcejë kufirin e 60 për qind të PBB-së.
Sektorët prioritarë do të jenë Arsimi, Shëndetësia, Bujqësia dhe Infrastruktura, megjithëse fondet janë reduktuar kundrejt buxhetit filletar të këtij viti dhe kanë një rritje të lehtë kundrejt buxhetit të rishikuar. Kështu, vitin e ardhshëm për arsimin do të jepen fonde sa 2.8 për qind e produktit të brendshëm bruto, për shëndetësinë 2.09 për qind e PBB-së, për bujqësinë financimet buxhetore do të jepnë sa 0.49 për qind e produktit kombëtar, ndërsa për infrastruktuerën do jepen 55.2 për qind te totalit te investimeve publike, ku prioret do të jenë rrugët, si aksi Tiranë-Elbasan, rruga e Arbrit etj.
Financimet për sektorët prioritarë
1.Arsimi 2.8 % e PBB-së
2. Shëndetësia 2.09 % e PBB-së
3. Bujqësia 0.49 % e PBB-së
4. Infrastruktura 55.2 % e investimeve publike
Detaje të buxhetit 2012
Të ardhurat 355.7 mld lekë
Shpenzimet 396 9 mld lekë
Deficiti 41.1 mld lekë
Borxhi 60 % e PBB-së
(d.b/News24/BalkanWeb)