Berisha: Falimenti s'eshte gogol
Fatjona Mejdini
Berisha deklaroi prere se dy projektligjet, qe kane te bejne me biznesin, aq te debatueshme dhe te kundershtuara nga opozita, por dhe nga komuniteti i biznesit, do te kene mbeshtetjen e forte te tij. Kryeministri kritikoi diten e djeshme perfaqesuesit e opozites, te cilet jane shprehur kunder miratimit te projektligjit per falimentimin e bizneseve. Gjate mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar te PD-se, kreu i qeverise theksoi se, duke e quajtur falimentin si te frikshem, socialistet shfaqin edhe mentalitetin e tyre ndaj rregullave te ekonomise se tregut. "Ata qe paraqesin falimentimin si gogol, tregojne mendesite e tyre socialiste, sepse falimentimi eshte nje ligj i pandryshueshem i sistemit qe ndertojme, eshte nje pasoje e dobishme e lirise se tregut, e konkurrences se lire, eshte nje kusht, pa te cilin nuk mund te besh fjale per konkurrence te ndershme dhe te lire", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara deputeteve te Grupit parlamentar te PD-se. Sipas kreut te ekzekutivit, nje institucion i Bankes Boterore, i njohur me reputacion shume te madh, i quajtur "doing bussines" ben nje klasifikim te Shqiperise, per te cilin vete autoritetet e bankes kane shprehur cudi, sepse Shqiperia ka nje progres shume te madh ne kete fushe.
Kreu i qeverise informoi se keta perfaqesues te Bankes Boterore sollen nje eksperience shume te dobishme edhe per ligjin e falimenteve te biznesit. Sipas Berishes, nje nga shkaqet e pakenaqesise se "doing bussines" per ne, nje nga me te rendesishmit ka qene mungesa e falimentimit, ndaj dhe kjo rregullohet me nje ligj te standardeve nderkombetare. Kreu i qeverise deklaroi se kjo ekspertize nuk ka asnje interes partiak ne punen e saj dhe per pasoje projekti i falimenteve eshte nje draft i mire dhe i dobishem per biznesin. Po dje, kreu i qeverise u ndal ne projektligjin per procedurat tatimore, duke garantuar se ky ligj sjell nje transformim te thelle ne qendrimin ndaj biznesit.
"Ligji per procedurat tatimore eshte nje ligj, per te cilin eshte punuar per nje periudhe 16- mujore. Eshte bere fund e krye me ekspertizen e USAID-it, ka marre shqyrtimin e plote te Bankes Boterore, FMN dhe nepermjet nje institucioni gjerman edhe Komisionit Evropian. Eshte ne perputhje te plote me vendimin e Gjykates Kushtetuese, te cilit ne i qendrojme. Ate qe ka percaktuar Gjykata Kushtetuese, ate do te misheroje dhe ligji", deklaroi Berisha per kete ligj te kundershtuar nga opozita.