PS: Rritja e pensioneve, e papërfillshme
Deklarata erdhi nëpërmjet deputetit Ervin Koci, sipas të cilit kriza nuk mund të fshihet. Ndërsa sekretari i Këshillit Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati, në një deklaratë për mediat, u shpreh se “rritja e pensioneve është e pamjaftueshme”, duke vlerësuar se në 1 korrik 2010 është zbatuar rritja më e ulët në përqindje e pensioneve në 10 vitet e fundit, si për pensionet e fshatit, dhe për qytetin.
Bushati tha se, “Buxheti i Krizës" është dorëzimi para realitetit të rëndë ekonomik dhe pranimi de facto i krizës shumëplanëshe që ka kapur ekonominë dhe financat publike”.
Bushati tha se, “Buxheti i Krizës" është dorëzimi para realitetit të rëndë ekonomik dhe pranimi de facto i krizës shumëplanëshe që ka kapur ekonominë dhe financat publike”.