Lutaj: Meta nuk tregon asgjë për zyrtarin e arrestuar për drogë
PS-ja ka reaguar menjëherë pas deklaratave të LSI-së ku i kërkonte kësaj të fundit të bashkëpunonte për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat deputeti i PS-së Pirro Lutaj ka theksuar se është e turpshme që zyrtarë të partisë së Ilir Metës vazhdojnë të flasin për reformën zgjedhore edhe në kushtet e mungesës së plotë të transparencës e zbatimit të ligjit, por nuk thonë asnjë fjalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mu në ministrinë që drejton Ilir Meta.
"Një tjetër zyrtarë i lartë i Ministrisë së Jashtme është arrestuar teksa aplikonte për vizë amerikane, nën akuzën e trafikut të drogës. Si mundet Ilir Meta të punësojë dhe të paguajë me paratë e taksapaguesve, njerëz të përfshirë në trafiqe? Si mundet ta kthejë Ilir Meta Ministrinë e Jashtme në një çerdhe korrupsioni dhe trafiku që ia nxin përditë e më shumë faqen Shqipërisë dhe imazhit të saj?" theksoi Lutaj.