Mëhilli:PS, kundër rritjes së pensioneve

Partia Demokratike e ka cilësuar fushatë denigruese, komentet e opozitës në lidhje me rritjen e pensioneve nga qeveria.
Në një konferencë për mediat zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli tha se Edvin Rama dhe klubi i milionerëve bllokmenë të rinj ka ndërmarrë një fushatë të egër kundra rritjes së pensioneve duke e paraqitur këtë rritje si një katastrofë ekonomike.
"PD denoncon këtë pashpirtësi të Ramës dhe kupolës së milionerëve që drejton sot PS, si dëshmi e trashgimisë historike e bioligjike dhe shpirtkazmërisë së tyre" tha Mehilli.
Sipas saj të ngrihesh sot kundra rritjes së pensioneve do të thotë të heqësh çdo maskë dhe të nxjererësh fytyrën e vërtetë ç'njerëzore para 520 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët dolën nga regjimi i etërve tuaj më skllevër se cdo qytetar tjetër në planet.
"Të ngrihesh sot kundra rritjes së pensioneve dëshmon se i përmbahesh pasionit të etërve tuaj për ti parë të varfërit gjithnjë e më të varfër në një kohë që vetë jeton në parajsën e ndërtuar mbi mjerimin e të tjerëve. Të pretendosh se pensionet po rriten duke marrë 70% të kursimeve të shqiptarëve do të thotë të mashtrosh pa u skuqur 70 herë shqiptarët pasi asnjë qindarkë nuk është marrë e nuk merret nga cilado qoftë kredi për rritje rrogash e pensionesh nga qeveria aktuale" shtoi Mëhilli.
PD shtoi zëdhënesja përshëndet rritjen e rrogave dhe pensioneve nga kjo qeveri si një dëshmi madhore e politikës së saj të zemrës së dhimbsur.