E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e paraplegjikëve, kërkojnë të drejtat e tyre

Shoqata e personave me aftësi te kufizuara, do të vijojë protestat e nisura ditë më parë, tashmë jo para Ministrisë së Punës, por përpara Kryeministrisë.

Rritjen e vlerës së pagesës si invalid, është kërkesa kryesore e tyre. Ndërkohë që ata kërkojnë rritjen e karburantit, rritjen e pagesës së kujdestarisë si dhe punësimin i cili është i detyruar me ligj.

Protesta pritet të fillojë sot. Kjo kategori sociale, ka ngritur disa herë zërin për të kërkuar plotësimin e kërkesave bazë për jetën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›