Rrezohet Sali Shehu PD 11 vota kunder Topit
Me akuza dhe qëndrime të qarta kundër Presidentit të Republikës është shoqëruar prezantimi i Sali Shehut si kandidatura e propozuar për të kryesuar Kontrollin e Lartë të Shtetit. Shqyrtim i Dekretit anashkaloi kualifikimet profesionale të Sali Shehut, pasi deputetët komentuan qëndrimin e Bamir Topit.
"Ju jeni anëtar i PD dhe neni 13 ka një pikë që thotë papajtueshmëria është me të qënit anëtar i qeverisë, i një organizate partie apo partie politike", tha Flamur Noka, deputet i PD-së
"Mendimi i maxhorancës është që nga pikëpamje profesionale kandidatura juaj do të ishte shumë e mirë për një fushë tjetër por jo në fushën e kontrollit ekonomik dhe financiar. Arsye tjetër që ka të bëjë me konsultimet e presidentit me Parlamentin në emërimet e kandidatëve për organe kushtetuese. Dhe ne si maxhorancë mendojmë se presidenti nuk e ka respektuar këtë kërkesë të gjykatës kushtetuese", u shpreh Edmon Spaho, kryetari i Komisionit të Ekonomisë
Vetë Sali Shehu, mbrojti vendimin e presidentit dhe u përgjigj duke thënë se qëndrimet e deputetëve duhet t`i thuhen presidentit dhe jo atij.
"Unë i dëgjova opinionin e kolegëve me të cilët kemi qenë në një llogore. Presidenti ka bërë apo jo detyrën, nuk është për mua, gjithsesi kjo është zgjedhje personale. Unë e lidh këtë qëndrim me ftesën që më bëri dje kryeministri për të dhënë dorëheqjen nga detyra. Unë kam ngrënë bukë me pak se të tjerët në shtëpinë e tij", tha Sali Shehu, ish deputet, kandidat për kreun e KLSH-së
Qëndrim ka mbatjur dhe opozita, duke mbrojtur kandidaturën e Sali Shehut. Pavarësisht se nuk morën pjesë në votim, deputetët inkurajuan kandidatin gjatë përgjigjeve që ai dha.
"Mesa kuptova unë zoti Shehu qënka një individ shumë i mirë, shumë i aftë, njeri të cilit duhet ta kishit shumë në PD por nuk doni që ky njeri kaq i mirë, kaq i aftë, kaq i përkushtuar ndaj punës të drejtojë një institucion të pavarur, dhe aq të rëndësishem sic është KLSH", tha Andis Harasani, deputet i PS-së
Deputetët e PS-së refuzuan të votojnë për dekretin, pasi sipas tyre kjo procedure ë propozuar është në shkelje ligjore. Ata thanë ëq vota do të jepet në seancë plenare. Maxhoranca me 11 vota kundër dhe 1 abstenim hodhi poshtëdekretin e Presidentit.
Florian Papadhimitri