E Diel, 1 Nëntor 2026

Himare, vetedorezohet i kerkuari Ilir Muka

Vlore-Vetedorezohet ne polici, 20-vjecari Ilir Muka, i akuzuari kryesor per ngjarjen e ndodhur te enjten ne Himare, ku nga perplasja me makine mbeti i vdekur 35-vjecari Aristotel Guma. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se ne oret e pasdites se djeshme, Muka eshte vetedorezuar ne Drejtorine e Policise se Vlores, ku i eshte nenshtruar veprimeve procedurale. Ai do te jape shpjegime ne lidhje me vdekjen e te riut nga Himara, Aristotel Guma. Per kapjen e te kerkuarit, Ilir Muka, policia kishte vene si shperblim nje shume prej 20 mije dollaresh. Muka eshte paraqitur dje rreth ores 19.20, ne Drejtorine e Policise se Vlores, bashke me te atin dhe avokatin e tij, ku ka deklaruar se vetedorezohet para organeve te rendit dhe ishte i gatshem te jepte cdo sqarim per ngjarjen. Pergjate dy diteve pas ngjarjes, Muka mesohet se qendronte i fshehur ne Tirane, ndersa dyshohej edhe ndonje largim i mundshem i tij jashte vendit. Vdekja e 35-vjecarit, Aristotel Muka, ngjalli reagim te ashper te banoreve te Himares, te cilet arriten te bllokonin rrugen nacionale Vlore-Sarande. Sipas tyre, Banoret e zones protestuan mbreme per vdekjen e Aristotel Gumes, i cili sipas tyre, ishte duke ecur me motor, por u vra qellimisht nga disa persona ne nje aksident me makine. Protestuesit pretendonin se ngjarja ka ndodhur per motive etnike dhe kjo shkaktoi reagime te zyrtareve te te dy vendeve fqinje. Banoret protestues, bllokuan rrugen me gure dhe nuk lejuan levizjen e automjeteve per ore te tera, duke lene gjate gjithe nates neper makina, nje numer te madh pushuesish qe po leviznin neper zone. Ngjarja ndodhi mbremjen e se enjtes, kur 35-vjecari Aristotel Guma, banor i Himares, teksa ishte duke levizur me motor, humbi jeten pas perplasjes nga nje automjet i drejtuar nga Ilir Muka. Per kete ngjarje, policia shoqeroi 6 persona dhe nisi hetimet per zbardhjen e saj. Ne lidhje me kete ngjarje, u prononcua ne media edhe babai i Mukes, i cili tregoi se i biri i kishte thene ne telefon se kishte shtypur aksidentalisht nje person qe nuk e njihte dhe me pas ishte larguar. Halo Muka, u shpreh se ngjarja nuk mund te kete ngjyrime racizmi, porse ishte nje aksident rrugor. Ai paralajmeroi se i biri i tij do te vetedorezohej, me qellim qetesimin e situates ne Himare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›