E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Shteti korrupsion me pronat. Reagon PD

Brace numeroi sot fakte qe sipas tij vertetojne pershirjen e kryeministrit dhe mbeshtetesve te tij ne afera korruptive me pronat. Ka qene i menjehershem reagimi i PD. Bogdani tha se shpifjet nuk jane te rastesishme 

TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha se ka kontribuar dukshëm në korrupsionin me pronat. I mënjëhershëm ka qënë reagimi nga selia blu, sipas të cilës, PS sot publikoi mashtrimin e radhës. Nënkryetari i Partise Socialiste, Erjon Brace doli në një konferencë për shtyp në selinë rozë ku ka theksuar se vleresimet e fundit per Lirine Ekonomike ne vend konfirmojne edhe nje here binomin shkaterrues per kete vend: korrupsionin dhe pronat”.
Brace tha se pronat jane perdorur per korrupsion dhe korrupsioni me pronat, tokat, me se shumti eshte dominant, “duke punesuar pushtetare te cdo lloji qendror apo lokal, ata qe merren me bujqesine, po ashtu ata qe merren me ndertimet ne fushe apo ne mal, ne bregdet apo ne pyll, toke shteterore, publike, e ndermarrjeve publike, reparteve ushtarake, e pa ndare apo me pronare te certifikuar qysh heret”.

Brace akuzoi edhe shtetaret shqiptare, pasi sipas tij deklarimet e pronave qe kane bere jane krejt qesharake. “Po t'u hedhesh nje sy deklarimeve te pasurive te pushtetareve tane, te gjitha te blera me cmime qesharake, prona ne siperfaqe te konsiderueshme duke nisur nga familja e Kryeministrit dhe me poshte”, vijoi Brace.

Numri dy i grupit parlamentar socialist vazhdoi duke numeruar fakte qe sipas tij vertetojne pershirjen e kryeministri dhe mbeshtetesve te tij ne afera korruptive. “Ne vetem 2 muaj, ne komunen Novosel-Vlore, jane ndare 100 hektare dhene me qera, ku perfitues jane: Keshilltari i PD 1 ha, Kryetari i PD se zones-keshilltar 10 ha, shoferi i Kryetarit te Komunes 10-ha, nje tjeter Keshilltar i PD 4.6 ha, djali i Sekretarit te Komunes 0.2 ha, vellai I Sekretarit te Komunes 1 ha, djali i Kryetarit te Komunes 10 ha, dy pushtetaret vendore e drejtor drejtorisht ne Vlore 18.3 ha, 2 biznese te deshtuara, kliente politike 19.5 ha. Ne Elbasan, procesi njoftohet publikisht ne gazeten lokale te PD te qarkut, nga drejtuesit lokal te PD”, tha Brace.

Ka qene i menjehershem reagimi i Partise Demokratike pas akuzave te nenkryetarit te Grupit Parlamentar te PS, Erion Brace. Gerti Bogdani, nepermjet nje deklarate per shtyp ka theksuar se “Edi Rama, nepermjet yllit te shendritshem te politikes se re, Erion Brace, nxori ne treg shpifjen dhe trillimin e dites, per grabitje tokash ne rrethe te ndryshme te vendit. Pa permendur autor, pa permendur emra, por vetem pushtetare te PD-se, packa se ne keto qytete ne pushtet eshte Partia Socialiste”.

Sipas Bogdanit, këto shpifje dhe trilime nuk jane te rastesishme, por jane te mirekalkuluara, sepse verifikimi i titujve te pronesise, do te nxjerre ne pah abuzimet e medha te qeveritareve dhe pushtetareve me tokat dhe pronat e qytetareve. “Ndaj ligjit te verifikimit te titujve te pronesise, Rama, votoi kunder miratimit te tij. Pikerisht se i trembet zbatimit te tij, qe do te zbuloje vjedhjet dhe abuzimet me qindra e qindra hektare toke ne zonat turistike dhe zona te tjera te vendit”, tha Bogdani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›