Karta e Identitetit - radha e fundit e shqiptarëve?
Ylli Dylgjeri
Për shkak të rritjes së klasës së mesme tiranase, po të përshkosh me makinë kryeqytetin përherë e më tepër evropian, menjëherë të bie në sy dy gjëra: gjen kafe e restorante në çdo cep të rrugëve e pallateve të bashkuar edhe me lojërat e fatit e llotosportit si dhe shumë njerëz që kanë tani makina, sa që trafiku është vazhdimisht i bllokuar. Kështu, i ngecur dje në "Sheshin Shtraus" në Tiranën e Re në një nga këto bllokime trafiku, kisha mjaft Tani jeta është më e lehtë apo më e vështirë se në kohën e qeverisjes së të majtëve?
"Më e vështirë dy herë", - m'u përgjigj ai. "Është më e vështirë, sepse tani më duhet të bredh përditë për të gjetur punë dhe të mbaj kontakte me këdo që më realizon një projekt punësimi. E dyta, sepse tani gjithçka po kushton më shtrenjtë. Ta themi më troç: në Tiranë e kudo në këtë vend vetëm për një gjë duhet të mbash radhë - për para".
Pra teoritë e Karl Marksit kanë triumfuar, tashmë, në Shqipëri: çdo gjë bëhet për para. I jap të drejtë sot edhe pyetjes quiz të Ardit Gjebresë në emisioni "E diela shqiptare", paçka se miku im Fidel Ylli dhe konkurrenti i tij, "humoristi" Anastas..., u munduan të lozin me përgjigjen e së vërtetës; se jo çdo gjë bëhet për para! Shaka parellijsh? Jo! Ky është çelësi për ta kuptuar së fundmi edhe kryeministrin Sali Berisha: -Do të shtypim Karta Identiteti dhe pasaporta të reja për të tërë. "Ju japim një dhe fitojmë dhjetë".
A doni të hymë shpejt në Evropë? Jepni shenjat e gishtave dhe retinën e syrit, paçka se nuk ka kaluar ligji në Parlament për këtë shkelje të privacy njerëzore. "Ju e shihni, unë nuk po sillem më si Berisha i rreptë i viteve '97, apo si një Nano më esëll. Kjo është sjellja ime më e re prej demagogu dhe pragmatisti që po u thotë çdo ditë njerëzve të mi se: 'Të pasurohesh është një gjë e shkëlqyer', 'Filloi reforma modernizuese për ta arritur këtë', apo 'Me ne Shqipëria po ndryshon më shpejt', prandaj i kërkojmë edhe një mandat tjetër qeverisës".
-Ja, edhe pajisjen me Karta e Identiteti ua bëmë ne shqiptarëve, - tha ministri i Brendshëm Nishani në emision "Opinion" të Fevziut. "Ditë historike" e quajti ai edhe "radhën e fundit" të qytetarëve shqiptarë përpara sporteleve, për t'u pajisur me Kartën e Identitetit. Një shkrimtar evropian ka thënë një herë se njerëzit dhe kombet, në fund të fundit, gjithmonë do të bëjnë atë që duhet - pasi i shterojnë të gjitha mundësitë e tjera… Ky siç duket, është së fundi edhe mesazhi i Berishës për shqiptarët në këto prag zgjedhjesh parlamentare: "Për afro dy dekada i kemi provuar të gjitha idetë e këqija, që nga terapia e shokut apo mosdhënia e pagave administratës e policëve, zhvleftësimi i lekut apo Shqipëria një euro, taksa e ulët apo taksa e sheshtë. Më mirë me një Fazlliç apo me një hiç? Tani na mbetet vetëm të propagandojmë se ju dhamë reforma të vërteta legjislative (siç i bëmë në fakt së bashkë me socialistët e Ramës), që të mund të sigurojmë investime të vërteta për të ndërtuar një ekonomi moderne të vërtetë, sepse në këtë botë, pa një bazë ekonomike, je askushi. Tani na duhen para, se jemi para fushatës zgjedhore. Prandaj le të përqendrohemi tek radhët që kanë rëndësi - radhët për të marrë para. Vetëm para! Ky është Berishizmi: Nga Kapitali te Kapitalet.
Prandaj, o popull, vazhdoni ta përkrahni z. Berisha. - Besoj se dhe këtë herë ai që ka zënë vend në krye të radhës së fundit që ka mbetur në Shqipëri, radhës për… pajisje me Karta Identiteti është vetë Berisha. Zoti i dhashtë... identitet...