LSI e PSD: “Dosjet” po godasin demokracinë
Një ditë pasi KE shprehu rezerva rreth ligjit të shumë diskutuar të lustracionit, sot dy partitë kanë mbështetur deklaratën e Strasburgut duke cilësuar se mazhoranca po godet ligjshmërinë në vend.
TIRANE-Partitë e majta, LSI dhe PSD kanë reaguar sot për ligjin e dosjeve. Një ditë pasi KE shprehu rezerva rreth ligjit të shumë diskutuar të lustracionit, sot dy partitë kanë mbështetur deklaratën e Strasburgut duke cilësuar se mazhoranca po godet ligjshmërinë në vend.
Nënkryetari i PSD, Engjëll Bejtaj doli sot në një konferencë për shtyp në selinë e partisë së tij dhe vlerësoi në emër të social-demokratëve se “kundërshtitë e shprehura nga ana e KE për ligjin e dosjeve janë të njëjta me ato të shprehura nga ana e PSD në seancën parlamentare ku u diskutua ky ligj”.
Sipas PSD, mazhoranca duke futur në fuqi këtë ligj, futet gjithashtu në konflikt të hapur “me demokracinë në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me SHBA, BE, dhe me institucione të rëndësishme ndërkombëtare që punojnë për mbrojtjen e demokracisë”.
Bejtaj kujtoi edhe deklaratën më të fundit të kryeministrit për Kushtetuesen, duke përngjasuar situatën në Shqipëri me atë të vendeve afrikane.
“Kjo do të ishtë e patolerueshme edhe për një demokraci të modelit afrikan”, tha Bejtaj duke shtuar se Ligji i dosjeve që me hyrjen e tij në fuqi ka cënuar rëndë edhe standartin e zgjedhjeve të ardhshme.
Po sot edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngritur zërin e saj kundër të njëjtit ligj.
Kryetari i KDK në LSI, z.Edmond Haxhinasto tha sot në një deklaratë për shtyp se “Ligji i lustracionit eshte goditja me e fundit qe kjo mazhorance i ben ligjishmerise ne vend”.
Duke mbështetur kritikat që KE bëri dje për ligjin, LSI theksoi se “Nuk ka asnje dyshim se ligji per dosjet nuk eshte bere per t’u zbatuar... por per t’u perdorur ne menyre selektive nga mazhoranca e sotme si nje mjet presioni per te frikesuar e intimiduar prokurore e gjykates te cilet po hetojne aferat korruptive te kesaj qeverie”.
Duke theksuar se ky ligj nuk eshte gje tjeter veçse pjese e arsenalit electoral te Berishes, Haxhnasto në emër të LSI i ka bërë thirrje mazhorancës që “te ndaloje menjehere tendencat ne rritje per cenimin e lirive e te drejtave te shqiptareve dhe te mos rendojë më tej barren ekonomike mbi ta nepermjet keqmenaxhimit qe po i ben buxhetit te shtetit”.
Ligji i lustracioni u miratua në dhjetor në Kuvend me votat e mazhorancës. Dje Këshilli Europian kritikoi ligjin duke theksuar se nuk i përmbush standardet evropiane. Po dje, vetë kryeministri Berisha pak orë pas kritikave të KE e mbrojti ligjin duke argumentuar se nuk ka standarde më të forta se morali i popullit që kërkon drejtësi për krimet e bëra nga komunizmi.
(d.b/BalkanWeb)