E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qytetaret shqiptare, jane me te sigurte se kurre"

Ministria e Brendshme, siguroi dje se ne vend funksionon shteti ligjor dhe instrumentat, e sigurise publike kunder krimit. Zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja, hodhi poshte dje akuzat e selise roze per gjendjen e kriminalitetit ne vend. "Qytetaret shqiptare, sot me shume se asnjehere tjeter, kane ne krah shtetin e se drejtes dhe funksionimin e ligjit. Instrumentat e sigurise publike dhe funksionimi i tyre ne luften kunder krimit perbejne nje nga arritjet me madhore te qeverise shqiptare", tha Konja. Sipas zedhenesit, kercenimet e vazhdueshme te selise se Partise Socialiste ndaj strukturave te Policise se Shtetit, te cilat u rikthyen qytetareve shqiptare ligjin dhe rendin, sigurine dhe qetesine, tregojne se "nostalgjia e Partise Socialiste per Aldo Baren dhe Nehat Kullen mbetet ende e forte". "Ministria e Brendshme siguron te gjitha strukturat e Policise se Shtetit, se vullneti politik i kesaj qeverie, qe beri te mundur dergimin para drejtesise te te gjithe anetareve te grupeve kriminale dhe mos humbjen e qofte edhe nje jete te vetme te punonjesve te policise, do te vazhdoje te jete i pandryshueshem", u shpreh ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›