PS, Subashi: Prokuroria të zbardhë skandalin me listat e zgjedhësve
TIRANË- Partia Socialiste i ka kërkuar sot Prokurorisë të hetojë problemet e ngritura nga PS për listat e zgjedhjeve të 8 Majit. Deputetit i Partisë Socialiste Armando Subashi tha në një konferencë shtypi se bëhet fjalë për një skandal, pasi PS ka gjetur rreth 21 mijë dublime në këto lista në të gjithë Shqipërinë. Deputeti i majtë nënvizoi se, në këto lista një person ka votuar më shumë se 1 herë dhe për këtë PS ka prova.
“Shpresonim që me listën përfundimtare problemet do të rregulloheshin, por ajo kishte përsëri probleme. Në Shqipëri janë bërë gjatë këtyre zgjedhjeve 21 mijë dublime. Rreth 530 dublime vetëm në bashkinë e Tiranës, prej tyre 106 dublime janë të pastra ku i njëjti person rezulton votues në dy qendra votimi”, tha Subashi.
Subashi foli edhe për probleme të tjera në listat përfundimtare, sic janë dublimet e fshehta dhe votimi i emigrantëve që nuk ndodheshin në Shqipëri.
“Në listë ka edhe mjaft dublime të fshehta, ku persona të caktuar kanë ndryshuar vetëm njërin element të identitetit të tyre, duke e bërë të pakapshëm dublimin. Pjesën dërrmuese të tyre e zë Bashkia e Tiranës. Në 8 maj na rezulton se këta persona kanë votuar në të dyja qendrat e votimit. Bëhet fjalë për krijimin e personave të rremë por që nuk ekzistojnë. Janë regjistruar edhe familje të rreme. Na rezulton se kanë votuar edhe emigrantët që nuk ndodhen në Shqipëri. Kemi besim që Prokuroria shqiptare do të zbardhi këtë skandal me listat”, nënvizoi Subashi.
Deputeti i PS-së akuzoi Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, si institucionin që duhet të bënte të mundur pastrimin e listave, por që nuk e bëri. Një ditë më parë Drjejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti paditi për shpifje kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Rucin, pikërisht për problemin e listave të zgjedhësve.
(m.a/BalkanWeb)