Universitetet, Berisha: Të përshtaten tekstet më të mira të kohës
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se cilësia e universiteteve shqiptare është sfida e sotme.
Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Arsimit, për prezantimin e projektit të Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe e Rrjetit Telematik, Berisha tha se projekti është një hap i madh përpara për një Shqipëri dixhitale.
Duke vënë në dukje se është bërë një hap i madh për rritjen në një kohë të shkurtër të numrit të studentëve në universitete, Berisha nënvizoi se "ky është vetëm një hap sasior, ndërsa vendi, shoqëria dhe zhvillimi përcaktohen dhe do të përcaktohen nga angazhimi ynë për të fituar garën e cilësisë".
Në këtë kontekst, Berisha tha se projekti përbën një mekanizëm të mrekullueshëm për përballjen e universiteteve shqiptare me kohën reale.
Sipas kryeministrit, projekti do të mundësojë krijimin e librarisë dixhitale, e domosdoshme për t'u lidhur me të gjitha universitetet më të rëndësishme të Italisë dhe Europës, si dhe do të vendosë në dispozicion të gjitha sistemet dixhitale të arkivës shkencore që ekzistojnë në Europë.
Në linjën e përmirësimit të cilësisë, Berisha vlerësoi me rëndësi tekstet e arsimit të lartë, duke theksuar se "buxheti i shtetit duhet të parashikojë fonde që në universitete të ndërmerret një kapitull i ri për përshtatjen e teksteve më të mira të kohë"
"Viti akademik do ketë zërin e vecantë të përkthimit të teksteve më të mira të kohës”- premtoi Berisha.
Projekti është investim, prej 4 milionë dollarë, i qeverisë italiane. Kryeministri shqiptar shprehu mirenjohjen më të thellë për këtë “ dhuratë shumë të çmuar për botën universitare shqiptare”.
Projekti është parashikuar për Universitetet Publike, por Berisha premtoi se sapo të përfundojë, qeveria së bashku me miqtë italianë merr përsipër shtrirjen e tij në universitete private.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Universitetet, Berisha: Të përshtaten tekstet më të mira të kohës