E Diel, 1 Nëntor 2026

PAK: Qeveria po kursen me fondet tona qesharake

Tiranë- Ministria e Punës akuzoket nga Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar se po diskriminon këtë kategori pasi po vonon indeksimin e pagesave të tyre.

Kreu i I K.K.P.A.K, Sinan Tafaj në një pronocim për mediat tha se qeveria ka vendosur që pagesa e PAK të mos rritet më me qëllim kursimin dhe jo për të shmangur abuzimet.

Tafaj shtoi se ata ndihen të diskriminuar dhe se fondet që tashmë përfitojnë nga statusi i ri janë qesharake.

Me 1 Korrik qeveria rriti që të gjitha pagat,pensionet si edhe pagën minimale.Megjithëse është një detyrim ligjor me 1 korrik nuk u bë indeksimi i inflacionit të pagesës së Aftësisë së Kufizuar.Me vendimet e qeverisë 27 Korrik 2010 këto pagesa nuk do të rriten më kurrë, pasi është ndërprerë indeksimi i tyre me pagën minimale por me këto vendime është përcaktuar se këto pagesa indeksohen me inflacionin e cmimeve të  mallrave të shportës. Vitin e shkuar ky indeksim u bë në muajin Gusht dhe personat me Aftësi të Kufizuar humbën 1 muaj. Ne  prisnim që indeksimi i inflacionit të bëhej njëherësh me gjithë grupet e tjera duke mos na diferencuar mbi bazën e një diskrimini negativ-tha Tafaj.

Tafaj tha se me ndryshimet e fundit të 29 Prillit kanë ndërprerë çdo lloj rimbursimi për energjinë elektrike, trasportin edhe komunikimin telefonik.

Ne duam të shprehim qëndrimin tonë se shifrat e përcaktuara në këtë vendim janë sa qesharake dhe ironi e hidhur me ne. Kështu rimbursimi  i telefonit nga 2000 mijë lekë zbret në 1000 mijë lek, ndërsa rimbursimi për energjinë elektrike bëhet 2000 mijë lek, ndërsa për transportin ai është lënë jashtë fare. Praktikisht ajo që përfitojnë të verbërit e grupit të parë është 1000 mijë lek në muaj. U vërtetua plotësisht shqetësimi yne se shfyqizimi i ligjeve po bëhej për të kursyer edhe jo për të shmangur abuzimet. Kështu qeveria në relacionin e saj pranon se kostoja vjetore është 3 milionë dollarë, ndërkohë që Z.Bode pranon se CEZ-it i janë likujduar për 18 muaj 25 milionë dollarë. Në këtë rast qeveria kursen 6-fishin e saj që ka paguar, pra rreth 15 milionë dollarë në vit. Premtimet edhe deklaratat në seancën parlamentare të 15 Marsit janë thjesht një demagogji-e shtoi Tafaj.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›