E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Të mjerueshme, godinat e shkollave në vend

Kryetarja e Komisionit te Edukimit pranë Asamblesë Kombëtare, Ledi Shamku iu referua sot gjendjes se patolerueshme në shumë godina, ku mesimi zhvillohet jashta standardeve. 

TIRANE-PS shprehet e shqetesuar sa i takon gjendjes se arsimit në vend. Kryetarja e Komisionit te Edukimit pranë Asamblesë Kombëtare, Ledi Shamku i referohet gjendjes se patolerueshme në shumë godina, ku mesimi zhvillohet jashta standardeve.
“Lajmet nga arsimi po vijnë përditë si buletin lufte. E nuk ka ditë që opinioni publik të mos lemeriset nga shfaqjet groteske të gjendjes ku është katandisur tashmë sistemi arsimor në Shqipëri”, ka thënë pak më parë Ledi Shamku, Kryetare e Komisionit të Edukimit pranë Partisë Socialiste.

“Pamjet e transmetuara nga mediat e nxënësve të Fushë-Krujës që bënin “mësim” ulur në trotuare me libra mbi gjunjë, qenë një tjetër dëshmi rrëqethëse, pas shkollës-stan të Miliskës që denoncuam kohë më parë”, tha ajo.

Fatkeqësisht, sipas Shkamkut, mbresëlënëse nuk është vetëm kjo, por mungesa e reagimit dhe moskokëçarja e shtetit. “Ne nuk do ta tolerojmë këtë situatë absurde ku shteti dorëhiqet nga detyra. Së shpejti, me programin tonë qeverisës, do t’i japim krahë vullnetit të ndrydhur të prindërve dhe dëshirës së nxënësve për një edukim të denjë”, tha ndër të tjera, Ledi Shamku.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›