Dita e Shkopit të Bardhë, të verbrit manifestojnë
Dhjetëra persona të verbër nga Tirana dhe qytetet të tjera manifestuan sot në sheshin Skënderbej në ditën ndërkombëtare të “Shkopit të Bardhë”. Ata manifestuan duke kërkuar më shumë integrim në shoqëri dhe angazhim për përmbushjen e kërkesave të tyre.
TIRANE- 15 Tetori njihet në mbarë botën si dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë. Dhjetëra persona me shikim të kufizuar, kryesisht fëmijë janë mbledhur sot paradite në sheshin Skënderej për të kërkuar përmirësimin e kushteve jetësore. Kjo ditë ,e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të të drejtave të tyre ka filluar me një marshimin të të verbërve jo vetëm nga Tirana por dhe nga rrethet e vendit . Ata manifestuan duke kërkuar më shumë integrim në shoqëri, më tepër angazhim nga qeveria për përmbushjen e kërkesave të tilla si aksesi në informim, arsim të integruar, punësim, si dhe përfshirje në aktivitete kulturore e sportive.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)